Emisioni “Opinion” ripublikoi mbrëmë një listë gjyqtarësh që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ia kishte dërguar Presidentit Bujar Nishani që vitin e shkuar.
Lista sipas ministrit, kishte emra gjyqtarësh që kishin dhënë vendime që linin të lirë kriminelët. Kaq u desh që shumë portale të përhapnin lajmin sikur letra ishte e ditës së djeshme dhe në lojë u përfshi edhe Partia Demokratike.
Kjo është gafa e dytë e demokratëve brenda dy ditësh.
Kështu, dy ditë më parë, PD-ja tha se një furgon me drogë ishte zhdukur nga ambientet e Policisë së Vlorës, por e vërteta rezultoi ndryshe, pasi në media u publikuan pamjet e furgonit që ishte i bllokuar.
Sot, Partia Demokratike me një dalje publike me deputetin Gent Strazimiri, thotë se lista nuk mund të përpilohet nga ministri dhe se ai nuk është autoriteti që mbikëqyr gjykatat.
“Edhe sikur kjo të mos përbente një skandal kushtetues, ligjor e moral, lista e çështjeve dhe individëve që shqetësojnë qeverinë nuk është aspak ajo që tmerron opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi. Në listën në fjalë, nuk përmenden prokuroret, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhës në listën e ‘rilindjes’, Arben Frroku”, tha ai.
“Disa të tjerë, me të dhëna të njëjta, madje shume, shumë më të renda, nuk permenden, sepse ‘çudirat’ i bëjnë ‘me leje dhe miratim’. Këta të fundit, me sa duket, në projektin e qeverisë janë programuar të drejtojne, drejtësine ‘e reformuar’ me votat e krimineleve që Qeveria ka sjelle ne Kuvend, dhe, për këtë arsye ‘madhore’ i mbron me ‘çudirat’ që prodhon pjesa më e felliqur e sistemit të drejtësisë”, shtoi ai. /Dita/

Ja beri 2, po i shtojme edhe nja dy zero nga mbrapa numrit te gafave te PD-se. Problemi eshte se gafat e qeverise nuk ka matematicien ne planet t’i llogarise.
Ceshtja e furgonit nuk ishte aspak gafe sepse Tahiri me te marre vesh dekonspirimin u merakos te mbulonte gjurmet. Me ngjan pak si puna e atij fishekut te Prenges qe u gjet pas 50 ditesh. Pastaj justifikimi i gafave te PD-se nuk mbulon dot zullumet e Tahirit.
Hajde gomaf hajde…a te mjeret ju qe ju komandon Shqupi sikur te ishit me te meta mendore…
vetem huni te sjell ne terezi ty o strazimiri qorr
Strazimiri HURIN nuk e don ne shpine por diku tjeter.Ai eshte nje deputet mistrec,shpifes,provokator.Tamam si Saliserbi.Dhe disa horra-komentues numurojne gabimet e qeverise.Por qeveria punon,ndersa opozita dredh zinxhirin e del ne foltore kur spiunet u deftojne ndonje shpifje.Se shikasit i ka Saliu e punojne per të,ndersa Rama vetem dekoron kryeshikasin ? Çudit ndodhin tek ne..!
Eshte e çuditeshme se si ky njeri nuk eshte njehere normal ose te flase tamam normal.Hashashi i partise i ka hipnotizuar aq keq sa çdo gje normale prej ketij njeriu i edukuar ne antishkolle e transformon ne te keqe.Po te pranonte natyrshem se çdo gje e keqe ka edhe te miren ose dhe e kunderta por si mund te shprehesh per te?Kok patate nuk i themi dot se pataten e hane te gjithe.por po tregoj per pergjigjen e nje femije ,kur e pyeten se çfar kishte ne bark,ai u pergjegj. M…..t. por me duket se ky zotria kete gje e ka ne koke.
prape te rrahne ty,mor qyqar?
Ky fare deputeti qe i vogel ka qene i vonuar. Por ajo qe duhet theksuar eshte fakti se disa deputet te PD jane bere si Pojaku i fshatit kur i binte BRIRIT. Flasin e genjejne pa asnje kufizim. Kane humbur çdo llogjike duke u perdorur si kukulla. Shikoni Lulin. Flet per hajdutlleqe se eshte vet i cilesuar si hajdut i rruges se kombit. Flet per kriminel se nuk i ndohet krimi makaber i 21 janarit ne Bulevard. Flet per tradheti se i del ne ender Bakojani. etj., etj. Pas avazit te ketij flasin edhe nja kater ea pese te tjere. Dhe hajde besoje o popull. Luli beri thirrje ne Vaun e Dejes per permbysje te pushtetit me 8 dhjetor. I shkreti djale ka mesuar ne ne Vaun e dejes u grumbulluan me 1998 nja 300 udebash te paguar nga Berisha qe erdhen e organizuan grushtin e shtetit qe ngeli ne tentative ne Tirane. Po luli duhet te llogarise qe ne krye te policise nuk eshte me nje minister qe i mbante dosie Sali dhe e kercenonte sa here te donte. Prandaj e ka te humbur davane.