Rusia kthen vizat për qytetarët turq

Ornela

“Rusia pezullon regjimin pa viza me Turqinë që prej janarit 2016”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov pas takimit me homologun sirian, Ëalid al Muallem.

“Kërcënimet nga ky vend (Turqia) janë reale”, përmendi Lavrov si një nga shkaqet e ashpërsimit të politikave të vizave.

“Qeveria ruse ka vendosur të pezullojë sistemin pa viza që ekziston mes Rusisë dhe Turqisë. Vendimi do të hyjë në fuqi duke filluar që nga 1 janari”, tha kreu i diplomacisë ruse.

Heqja e vizave për qytetarët e Turqisë është në fuqi që nga viti 2011. Kjo do të thotë se rusët dhe turqit mund të qëndrojnë në Turqi dhe Rusi, përkatësisht, deri në 60 ditë pa pasur nevojë për një vizë.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuan pasi forcat ajrore turke rrëzuan një avion luftarak rus Su-24 në Siri. Turqia pretendon se avioni ka shkelur hapësirën ajrore të vendit, një version që Moska e mohon. /DITA

Share This Article
3 Comments
  • Me sa di uneeee, jane me te shumte ruset qe vizitojne,punojne dhe kane aktivitet ne Turqi dhe jo e kunderta.
    Turiste,tregtare,emigrante ekonomike,siperrmares dhe biznesmene te fushes se turizmit etj. ruse jane me te shumte se turqit ne Rusi.
    Hap i gabuar i kujtdo qe ka marre nje vendim te tille.

  • Emigrante ekonomike ruse ne Turqi ?! Shko bej nje vizite psikiatrike , zoti Zhivard . GDP-ja (te ardhurat per fryme) te Turqise 13.800 dollare ne vit . GDP-ja e Rusise 15.400 dollare ne vit . Hyre ne faqen zyrtare te OKB-se dhe aty gjen te ardhurat per fryme te se gjithe shteteve te Botes , edhe Shqiperine me 9.900 dollare per fryme ne vit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *