“Crown Agents” “zbulon” 13 mln lekë shkelje nga prodhuesit e pijeve alkoolike

Saimir Lleshi

Kompania britanike “Crown Agents” që i merr buxhetit të Shqipërisë rreth 6 milionë euro në vit, thotë se në dy muajt e fundit ka zhvilluar kontrolle të shumta nëpër kompani që merren me shitjen e mallrave me akcizë.

Kompania njoftoi se ka ndërmarrë 25 kontrolle mbi bazë risku të bizneseve të regjistruara si prodhues të pijeve alkoolike.

Sipas kompanisë, kontrollet janë ushtruar në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe në 65% të rasteve janë konstatuar shkelje dhe mospërputhje.

Shuma e mundshme e të ardhurave shtesë dhe gjobave e identifikuar si rezultat i këtyre veprimeve të ndërmarra është të paktën 13 milionë lekë. Të ardhurat në dogana kanë pësuar ulje dhe shumë larg pritshmërive të qeverisë.

Dy ambiente prodhimi që vepronin në informalitet të plotë u mbyllën në sajë të këtyre kontrolleve.

Në disa raste u konstatua se edhe pse numrat NIPT/NUIS të disa subjekteve ishin pezulluar, ata kishin vijuar me prodhimin aktiv të alkoolit.

Share This Article
3 Comments
  • Hajde hajdut Bagdati hajde.Po ore rob qira mire qe vodhet neper dogana.Po filloni kontrollin neper shtepira sepse te gjithe familiet kane kazane rakie dhe bejne edhe vere prodhim shtepijak.Cfar detyre kishin per kontrollin e doganave dhe perfunduan sic po perfundon ky shtetet me vjedhje abuzime dhe duke u marre me berbere dhe pijetare dhe rakiberes.

  • gazetari i ketij informacion i te flase qarte se nga ky sukses kompania angleze merr af
    ersisht 7o her me teper keshtu qe te mbuloj vetveten duhet te kape dhe 69 aktivitete te ngjashme me kete t na rroje cumy dhe edi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *