Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit. Policia ka arrestuar autorin kryesor të vjedhjeve me armë dhe maska, si dhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij.Sekuestrohen në banesën e tij arma dhe maskat qe dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.
Policia e Elbasanit arreston 28-vjeçarin e shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor i grabitjes së disa pikave karburanti në këtë qytet.
Ligjërim Qosja, banues në fshatin Shalës të Cerrikut, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes” është arrestuar sëbashku me 18 vjeçarin, Analdo Balashi.
Policia po punon ndërkohë për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, E.G 19 vjeç, banues në Cerrik.
Vjedhjet
1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.
2- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas – Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.
3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.
4- Vjedhje me dhunë e Karburantit “Kastrati” nga dy persona të maskuar në rrugën automobilistike të fshatit Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015.
