Shkjau­-opozitës: E kthyet parlamentin në kohën e sulmit personal

Dita

Deputetja socialiste Esmeralda Shkjau e ka cilësuar të pakuptimtë dhe aspak konstruktive sjelljen e opozitës në seancën plenare të së enjtes.

Duke iu referuar kërkesës së PD-­së për mbarimin e mandatit të nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, kërkesë e cila u rrëzua nga parlamenti, deputetja Shjaku thekson se “Zonja Leskaj është vlerë jo vetëm për Vlorën dhe vlonjatët, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mbi të gjitha dhe për të gjitha institucionet botërore, ku me fisnikëri dhe me përulje jep kontributin e saj!”.

“Unë nuk e di, se kuptoj, se sa e pakuptimtë dhe aspak konstruktive ishte opozita në seancën e djeshme plenare!

Me gjithë respektin që kam për ta, mu duk sikur parlamenti u kthye pas në kohë, në kohën e sulmit personal! Aq shumë ndërhyrje në jetën personale, aq shumë përçapje për baltosje, bëhen aq shumë “arrnime në ligje” Për çfarë?

Mos ndoshta do tu jap njerëzve shembullin ” Shpif shpif se diçka do të mbetet” Kjo është kauza e opozitës?!”­ shkruan Shkjau në faqen e saj në rrjetin social “Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *