Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourne kanë ngritur flamurin Kuq e Zi ne kryeqytetin australian.
Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt.
“Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit – Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, shkruan ai.

Lavdi te perjetshme gjithe atyre qe dhane jeten per interesat kombetare…Ata jane nderi dhe memoria historike e nje kombi…ZOTI i paste ne Paqen e Tij te amshuar…28 NENTORI i vitit 1443, eshte dita lapidar e shqiptareve,..Kjo date eshte shtylla kurrizore e kombit tone, rreth se ciles duhet te sillen ditet e tjera te historise sone…Te gjitha perpjekjet per t’a sfumuar dhe anashkaluar ne menyre tinezare kete date madhore, jane perpjekje per te fshire historine me te lavdishme te kombit tone, fale se ciles mori vulen e perjetshme si komb europian…28 Nentori i 1912, shume mire mund te kiushte qene nje dite tjeter, por reminishencat neo-otomane te mbetjeve osmano-benevrekesh, treguan ligesi ndaj kesaj date…Historia jone si popull, fillon me daten e GJERGJIT te MADH, çdo reference tjeter eshte e dobet, inferiore dhe joreale per historine…Per ate pjese te popullit milet ,qe vuan nga kriza e identitetit, per baltagjinjte, ortodokso-komunistet dhe musulmanet ateiste, historia e tyre fillon dhe mbaron tek udheheqesi i tyre shpirteror….Glorifikimi i asaj pjese te historise ne kurriz te identitetit kombetar, duhet te marre fund njehere e pergjithmone…