28 Nëntori është dita e pavarësisë dhe pagëzimit të flamurit tonë kombëtar. Këtu e 103 vjet më parë krushqit e vegjëlisë nga të gjitha principatat shqiptare u mblodhën në qytetin heroik të Vlorës dhe shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kudo në Shqipëri u shpalos flamuri ynë me shqiponjën dy krenare. Pra mund të themi u pagëzua dita e flamurit. Ndërsa data 29 Nëntor është dita kur Ushtria Nacional Çlirimtare finalizoi mbarimin e luftës dhe fitoren e merituar mbi nazi-fashizmin.
Mirëpo selia e SHQUP-it shpif bashkë me patriarkalin e saj kolonel-kriminel Sali Berisha, e mohojnë këtë datë të shenjtë. Ndaj po i propozoj hirësisë së tij zotit Bujar Nishani që të mos heqë dorë nga nishanet. Le të firmosë një dekret ku të quhet “Selia e SHQUP-it”. Selia e “shenjtë” e Republikës së Salisë! Gëzuar 28-29 Nëntorin Shqipëri! Preng Pjetri
Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
