Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar DITA! Ja që ndryshokan kohërat! Nuk qenka turp e faqja e zezë që të jesh i paturp! I mjeri shqiptar! Burrëria jote shekullore përfundoi në ekstremin e paburrërisë të kultivuar nga armiqtë antikombëtarë, që kanë zënë karriget ligjvënëse kombëtare të Parlamentit shqiptar, të cilët në çdo seancë parlamentare aprovojnë ligje për të çorientuar shqiptarët që të humbasin në vorbullën e maskaradës drejtësore aq mirë të manipuluar nën hijen e “drejtësisë” kushtetuese të garantuar nga “nishanët” shqiptarë. Me turp jetofshin e me turp të mbuluar shkofshin në varr, meqë turpin e quajnë virtytin më të paçmuar! Nderime e shtrenjta DITA! Amanti
