Italia shënjestron Anglinë, por…

Dita

Vazhdon ngjitja e Italisë që, pavarësisht humbjes të Romës, vendos në radhë fitoret e Juventusit, Lacios, Napolit dhe barazimin e Fiorentinës. Anglia, në realitet, edhe këtë javë ka bërë mirë me katër fitore nga gjashtë ndeshje, por gjendet në situatën e Italisë disa vjet më parë: pikët e gjashtë anglezeve ndahen për tetë, numri i skuadrave në Europë, ndërsa Italia për gjashtë, me pesë skuadra në garë pas eliminimit të Sampdorias.

Dhe në këtë sens, eliminimimet e Sauthemptonit dhe Uest Hamit ﴾që është shtuar në sajë të çmimit fair play﴿ ka ngadalësuar jo pak renditjen. Italia afrohet më shumë sidomos falë bonusit “Juventus”, që ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/8‐ve dhe tani diferenca me Anglinë është vetëm 3 pikë dhe fuqizohet edhe projeksioni për vitin tjetër, kur Italia d të kalojë 11,350 pikët e sezonit 2011‐12 kundrejt 15.250 të anglezëve.

Për kalimin në këtë sezon shumë do të varet qartësisht nga skuadra që do të arrijnë të shkojnë në fund: turi i ardhshëm do të na bëjë të kuptohet më shumë. Junajti dhe Arsenal rrezikojnë të shkojnë në Europa League ku, bashkë me Totenham dhe Liverpul, mund të anullojnë avantazhin e Italisë.

Renditja sipas vendit

1.Spagna 93.999

2.Gjermani 73.320

3.Angli 70.284

4.Itali 67.439

Projeksioni i renditjes 2016‐2017

1.Spanjë 73.142

2.Gjermani 58.070

3.Itali 56.082

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *