I nderuar lexues! Polibi (200-120 p.e.s.) ishte historian i lashtë grek. Hartoi veprën e parë të historisë botërore të kohës antike “Historitë” prej 40 librash. Aty trajtohet historia e vendeve të pellgut të Mesdheut prej vitit 264 deri 146 p.e.s. Janë ruajtur të plotë vetëm pesë librat e parë. Ka të dhëna me vlerë për Ilirinë, pasi trajtohen edhe luftërat iliro-romake dhe ngjarjet e tjera që u zhvilluan në kohën e luftërave maqedono-romake, megjithëse ai, duke u nisur nga pozita zyrtare romake, i trajton këto jo në mënyrë objektive.
