VIDEO/ Ideja e Erion Veliajt: Po ja bëre Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht!

Saimir Lleshi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po synon në shumë mënyra për të ndërgjegjësuar qytetarët që të mos urinojnë në ambiente publike.

Të gjithë e dimë se në disa prej urave mbi lumin Lana është tejet e bezdisshme të kalosh për shkak të erës së keqe. Kryebashkiaku tha disa muaj më parë se do të vinte gjoba ndaj të gjithë atyre që urinonin në këtë ambiente, por së fundi ka publikuar një video prej rreth 1 minutë.

 “Po ja bëre Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht! Merr 1 min kohë dhe shiko se si Bashkia e Tiranës, me ndihmën e kompanisë Dekoll, i përgjigjet ndotësve publikë”, shkruan Veliaj.

Po ja bere Tiranes, Tirana ta ben pas 🙂Po ja bëre Tiranës, Tirana ta bën mbrapsht! Merr 1 min kohë dhe shiko se si Bashkia e Tiranës, me ndihmën e kompanisë Dekoll, i përgjigjet ndotësve publikë 🙂 #BojeHidrofobike

Posted by Erion Veliaj on 2015-11-30

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *