Shorteu 29 Nentor 2015
Makina “Volkswagen Up” dhe çmimi i madh i javës prej 1.566,275 lekësh ishin vetëm dy, ndër mijëra surprizat e ofruara nga loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, në shortuen festiv të “29 Nëntorit”, i hedhur gjatë ditës pasdites së djeshme.
Argëtimi ka nisur me lojën telefonike, e cila edhe kësaj here ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke shpërndarë dhuratat dhe çmimet e mëdha të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka ndalur lojën telefonike së pari në qytetin e Vlorës, ku Margarita ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, Margarita i është gëzuar edhe shansit “2 herë fat”, duke u bërë kështu fituese e plot 120,000 lekëve.
Një tjetër familje në qytetin e Vlorës ka vijuar më tej betejën me dhuratat dhe çmimet e zarfeve, duke u shpallur fituese e dy orëve të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Pas Vlorës, loja telefonike është ndalur në kryeqytet duke shpallur Nevruzen si fituese.
Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, Nevruzja ka fituar nga Telebingo Shqiptare 35,000 lekë. Emocione të shumta në studion e Telebingos kanë sjellë edhe fituesit e çmimeve të mëdha të fituara në javët e shkuara, të cilët janë paraqitur për të tërhequr shumat e siguruara. Bekimja ishte e përzgjedhura tjetër që ka fituar në lojën telefonike 40,000 lekë.
Më pas loja telefonike është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku Sabria ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e shumës 50,000 lekë. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe Isufit në qytetin e Kukësit, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara është shpallur fitues i shumës prej 80,000 lekësh.
Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos, edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që ka arritur në vlerën e 1,566,275 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 4352 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 11 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 42715 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në përfundim të shortit është luajtur edhe për makinën. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fituese të makinës “Volkswagen Up”, Lumturien në qytetin e Elbasanit. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

