Eduard Selami sapo e ka shigjetuar Lulzim Bashën, liderin kukull të PD, duke deklaruar se udhëheqësia e tij nuk ngjall shpresë edhe pse ka përballë qeverisjen, sipas Selamit, më të keqe të këtyre viteve tranzicion.
Pohimi i fundit ha mjaft diskutim, ndërkohë fakti që Basha nuk ngjall shpresë, është ndoshta pika e vetme ku sot bashkohen mjaft të majtë dhe të djathtë. Por pse-në e këtij “konsensusi” Selami nuk e thotë dhe rreket ta “shpjegojë” me shkaqe vulgare si, për shembull, me mos bërjen e një analize të thelluar për gabimet që çuan në humbjen e dy zgjedhjeve radhazi nga PD dhe koalicioni rreth saj.
Një shpjegim naiv, nga që një analizë e tillë nuk mund të bëhet kurrë sa kohë që në krye të PD është çifti Basha-Berisha. Sepse për ata të dy, do të qe e njëjtë si me kthimin e kriminelëve në vendin e krimeve më të mëdha të tranzicionit që mbajnë vulën e tyre. Do të qe, para së gjithash, një rikthim te masakra e 21 janarit që ata duan të harrohet.
***
Edhe sikur qeverisja e kryeministrit Rama të qe vërtet më e keqja e tranzicionit, pra më e keqe se ajo që toleroi dhe bashkëpunoi korruptivisht me piramidat financiare duke e çuar shtetin në kolaps në vitin 1997, më e keqe edhe se ajo që, me institucionet e saj, organizoi trafiqe mafioze armësh dhe municionesh që çuan në tragjedinë e përgjakshme të Gërdecit, më e keqe se ajo që zhduku si me magji mbi 200 milionë euro në tunelet dhe urat e rrugës Durrës-Kukës, më e keqe se ajo që ja fali tradhtisht një pjesë të ujërave detare Greqisë, më e keqe edhe se ato qeverisje të PD që i tallën pronarët për nja 15 vjet, më e keqe edhe se ajo që i la të digjen e të vdesin të përndjekurit politikë duke këmbëngulur të mos i japë dëmshpërblimin që ju përket, përsëri alternativa Basha do të ishte e keqja më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sepse Basha është damkosur me krimin e vrasjes së protestuesve të pafajshëm në 21 janar. Dhe ky është një krim që nuk ka epokë që ta amnistojë. Përveç asaj të diktaturës. Është krimi më i tmerrshëm që mund të kryejë një qeveri. Një krim krejt në kundërshtim me arsyen bazë se përse themelohet një shtet demokratik. Që është, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës së qytetarëve.
Në 21 janar 2011, qeveritarë të paguar me paratë e qytetarëve, vranë qytetarë me gardistë, armë dhe plumba luftarakë të paguar dhe blerë po me paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve. Edhe të atyre që u vranë. Dhe Basha, si ministër i Brendshëm në atë kohë, ishte në kokën e atij krimi, më i shëmtuari që mund të bëjë një pushtet.
Një krim para të cilit, shumë autokratëve iu është dridhur dora. Dhe kanë preferuar të tërhiqen se sa të vrasin. Por Bashës nuk ju drodh. Basha vendosi të jetë një Bashar al-Assad. Preferoi të vrasë në emër të pushtetit. Të vrasë masivisht. Sepse edhe ata shumë të tjerë protestues që vetëm u plagosën nga plumbat, i mbrojti fati. Për qeverinë e Bashës ata janë të vdekur.
***
Selami tregon një cektësi shembullore kur e lidh mungesën e shpresës që duhet të ngjallë opozita e PD me faktin e rëndomtë të mungesës së një analize të thelluar. Sepse rrënja e disfatave të njëpasnjëshme të PD është në faktin skandaloz se njerëzit në atë parti, përfshi Selamin, po këmbëngulin me arrogancë të mbajnë në krye një lidership të njollosur rëndë me krim dhe korrupsion.
Dhe nuk ka alibi më të poshtër për masakrën e 21 janarit, sesa të mbash në krye të partisë ata që, politikisht, mbajnë përgjegjësinë kryesore për atë masakër. Qenia e Bashës në krye të PD është prova e dominimit të asaj partie nga krimi! Dhe të mendosh që ai po brohoret si fitore miratimin e ligjit për dekriminalizimin! Ky është një anormalitet kriminal. Por Bashën nuk ka dekriminalizim që e lan nga krimet që rëndojnë mbi të. Ai “bisht qeni do të mbetet”.
Ndaj është absurde të besosh se mund t’u ngjallë shpresë shqiptarëve, një lidership me duar të gjakosura vetëm sepse sokëllin kundër korrupsionit të qeverisë Rama dhe, në pjesën dërrmuese, me “llafet e kazanit” të autokratit që u plak, por dorë nuk hoqi që nuk hoqi.
***
“Demokratët” mund ta mbanin Bashën në krye të PD vetëm nëse do t’i shkonin deri në fund 21 janarit. Pra, nëse do provonin me fakte dhe prova, që në 21 janar patëm një grusht shteti të armatosur si ai që Berisha dhe PD organizuan në 14 shtator. Të provonin pra se fajtor qe Rama me të vetët dhe se Berisha dhe Basha vranë në emër të shtetit, të Kushtetutës. Pra, me të drejtë. Mund t’i mbanin nëse do kishin këmbëngulur për një hetim të plotë dhe gjykim të rolit të politikës në atë masakër.
Por fakti që u kënaqën me hetimin dhe gjykimin e ca gardistëve, vegla të mjera të politikës, pra të atyre vetë, ulëret për fajësinë e Bashës dhe Berishës. Ulëret për fajësi të Bashës dhe Berishës shantazhi rrugaçëror mbi kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës të asaj kohe. Ulëret për zhdukje mafioze të provave fshirja e serverave të kamerave të kryeministrisë dhe pengimi i prokurorisë për të bërë punën e saj. Vetëm krimineli vepron kështu, vetëm ai tenton të fshijë dhe fshehë faktet e provat. I pafajshmi është i interesuar për të kundërtën, për hetimin, për provat për transparencën. Faktet edhe mund t’i shkatërrosh, por është logjika ajo që nuk shkatërrohet dot, logjika e ngritur mbi faktin e shkatërrimit të fakteve.
Dhe kjo logjikë e nxjerr Bashën të inkriminuar. Basha nuk ngjall shpresë sepse shqiptarët nuk mund ta investojnë shpresën tek krimi.
***
Dhe PD nuk do të ngjallë kurrë shpresën e shumicës së shqiptarëve, sa kohë do të këmbëngulë të mbajë në krye liderë të kriminalizuar rëndë si Basha e Berisha. Racionalizimet që ata dhe propaganda e tyre bëjnë për të justifikuar atë masakër, nuk bindin.
Votat që ata marrin akoma, edhe pse janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve të pafajshëm, nuk provojnë asgjë më shumë veçse skllavërimin, fanatizmin dhe klientelizmin e rëndë që ka mbërthyer disa segmente të shoqërisë në Shqipëri.
Basha, kritikës së Eduard Selamit u përpoq t’i bishtnojë duke u përgjigjur se ai nuk është e keqja më e madhe për Shqipërinë. Një përgjigje aspak e zgjuar sepse nënkupton që Basha lakmon që të jetë e keqja më e vogël për vendin. Një ambicie që ai nuk do ta realizojë dot kurrë, sa kohë që kushdo që të jetë përballë tij në pushtet, nuk do të kuturisë një krim më të rëndë se vrasja me plumba luftarakë e protestuesve të pafajshëm. Por është e pamundur. Se një krim i tillë nuk ekziston. Prandaj Basha është i pashpresë. Dhe i pashpresi nuk mund të ngjallë shpresë.
Selami, dhe të tjerë pranë tij, nuk kuptojnë këtë të vërtetë të thjeshtë që shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar intuitivisht.

Do vecoja dy episode shume te verteta nga shkrimi:
1 – “…Sepse edhe ata shumë të tjerë protestues që vetëm u plagosën nga plumbat, i mbrojti fati. Për qeverinë e Bashës ata janë të vdekur…”
2 – “…Edhe sikur qeverisja e kryeministrit Rama të qe vërtet më e keqja e tranzicionit, pra më e keqe se ajo që toleroi dhe bashkëpunoi korruptivisht me piramidat financiare duke e çuar shtetin në kolaps në vitin 1997, më e keqe edhe se ajo që, me institucionet e saj, organizoi trafiqe mafioze armësh dhe municionesh që çuan në tragjedinë e përgjakshme të Gërdecit, më e keqe se ajo që zhduku si me magji mbi 200 milionë euro në tunelet dhe urat e rrugës Durrës-Kukës, më e keqe se ajo që ja fali tradhtisht një pjesë të ujërave detare Greqisë…”
Shume dakord me Andrea Stefanin.
Vetem se nje pyetje i bej vetes: Keta te Rilindjes a ndjejne ndonje pergjegjesi per te cuar ne vend premtimin per drejtesi per te cilin UNE I KAM VOTUAR?
Apo keta do merren vetem me faturat dhe kasat fiskale qe nuk ekzistonin asgjekund ne premtimet e tyre elektorale???
bashar al maliki
Hahaha,Basha-r Alekum Selam..a hero I Koqevarve dhe Sulltani I Bathores..
Jepi o Selam taksisti jepi se ka akoma shqiptare qe e hane sapunin per djath.Jam shume i sigurte qe une me taksine tende kam udhetuare nje here ne SHBA por ti nuk me mban mend se bashke nuk kembyeme asnje fjale.Mjere shqiptaret se çfar degjojne Selamin Basharin Salene,Paloken,Topallovskin,Halimken e vogel e ku ta di une se banda eshte shume e madhe dhe vetequhet PD.
Ashtu eshte, keni te drejte.
Banda PD ose Rrugacet e PD’se,(Agron Musarajt) (Azem Hajadarat)Gangsterat e PD’se. Asnje nga drejtuesit ishin demokrate te vertete ashtu sic shpresonim, e luajten bukur lojen, femijet e komunizmit si Gramoz Pashko, Pollo,Ruli,Sali berisha etj…..me vone u pasuan nga elemente qe skishin asnje te perbashket me parimet demokratike si Topallesha Zhele Zhele, Flamur Noka ,Ristani e Kac Islami ne fund.Parti qe ne themel ka antishqiptarizmin, ndasite fetare e krahinore, prapambetjen,shkaterrimin.Dhe me baze qender Bathore, Paskuqan, Kamze e Kukes dmth gjithe malokeria e zhvendosur ne Durres e Tirane…dhe ko..qet e Kosoves, natyrisht.
Te mos harojme se edhe Selamin Sali Berisha e perdri si “..lecke..|per te fshire duart nga te palarat e tij dhe e hodhi ne koshin e plehrave.Lulzim Basha eshte fajtor ne masen e krimit dhe per kete ta veje para pergjegjesise Eduard Selami.Nuk ka si te shkoje drejt fitores se ardheshme te zgjedhjeve nje parti qe drejtohet nga nje lider ne shpinen e te cilit rendojne krime.
Koment i shkelqyer.Por 2B nuk degjojne nga veshet.Ata injektohen nga ata qe edhe kur vran e vodhen votat u cilesuan BURRA SHTETI e YLL NE NGJITJE.Kjo i mban me shprese te dy,ku njera fytyre ben PISE FYTYREN TJETER.Ka nga ata qe i votojne e i mbeshtesin.Ata jane parellijt e droges e prostitucionit te lejuar prej tyre.Basha bertet si arixhiu te shoqes se deri tashme nuk ja ka vene KOQET NE BIGE kurkush,se nuk ka drejtesi ne kete vend.21 janari,etj,jane krim i kryer nga 2B dhe ata nje dite duhet te pergjigjen,ne te kundert Rama duhet te dorezohet dhe ti kerkoi 1 miljon votuesve ndjese…!
Te lumte o Edushke. ja ne cfare bataku ke rene. Po te mbron komunisti i vijes se pare, rreshteri i ushtrise se kuqe dhe djali i profesorit tend te Historise se partise komuniste ( Koco Stefani ). Zaten edhe ti nuk je burre me i mire ne kete drejtim sepse filozofine marksiste – leniniste ka mbaruar. Tani besoj se ke shkuar ne gjins ( tek origjina superkomuniste e familjes nga Librazhdi ). S’te ka mbetur gje tjeter bashkohu me bashkefshatarin tend ” Taulanti kerkon nje moter “, ose merre ate Ilven dhe kthehu tek puna, tek taksia ne Amerike, nese te lejon ajo gruaja e pare.
Si gjithmon Andrea Stefani i vetmi analist reaist ,qe ve pikat mbi i .
Perfekt ANDREA kjo shoqeri ka nevoje per qytetare te ktij kalibri .
Me lejo ta quaj Basha-r-in tat ,
Bashare , sepse kaloj dy nete te omla ne cadren verore me Gaddafin .
Andrea Stefanai po ta kete seriozisht qe nuk do Bashen ne pushtet duhet ti beje thirrje publike Ed Ram Palles te qeverise si ka premtuar e te shohe se fukaralluku i miletit dhe ekonomia e vendit jane ne diten me te zeze. Nuk mbulohet varferia me ato gerr-verr et
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Po …
Basha-ri Cetes-PD nje hajdut, gjakderdhes, i korruptuar dhe nje burre-grua
te mendoj si do beje me “BURGUN’ qe e pret …
dhe t’i lere revolucionet e Sali Bishes qe dhe ate e pret “BURGU” !
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Basha nje loqke e vogel e boles Berishe.
O Andrea nuk eshte se Selami nuk kupton, por ndoshta nuk mund ta bente me te forte kritiken se e kapin perseri per leckash. Por ne lidhje me denimin e 2B-ve me sa duken bathet nuk ka per te ndodhur. Shqiperia do te perparoje mes veshtiresish shume te medha. Dhe ne momentin qe mund te kemi nje drejtesi per te qene nuk do te jene me 2B-te. Dhe kjo do te na kushtoje dekada.
detashmenti i kriptokomunisteve po dridhet se koha po vjen… sulmi ndaj Bashes .. ka fiiluar me te gjitha baterite.. te keni vertete frike.. Basha ju largon vertete o neokomuniste.. Berisha ju luftonte vetem me fjale.. Basha nuk ben shaka… urte e bute ju largon nga pushteti…dhe kjo nje here e mire.. tranzicioni merr fund me ardhjen e Bashes ne pushtet.. ju e kuptoni mire kete.
Sikur e pat mbyllur gojen kur ja thane ne sy se ke qene fuks i deges se mbrendshme.
eeeeeeeee, Marki,
ke te drejt , shqiptare mo ,
sidomos ky Andrea , qe s’i beson gamorve eshte kur i pellasin perball ,
sy me sy,buz shtrembru e me dhembet jasht .
Ky o analist Egoist ,i cili si merr seriozishte pellitjet e gamorve ,
pranej po vu ky vend mer morrk
Kjo qeveri nuk eshte aspak me e mire se te mepareshmet , sepse mbron vrasesit dhe hajdutet e qeverise se kaluar , pra Edi Rama eshte po aq kriminel dhe hajdut sa Sali Berisha .
Eduardi u kthye perseri ne llumin e dikurshem te p.d.-es por nuk e ka kuptuar akoma se nuk i bene gje BASHA-rit me fjale ledhatuese.Eduard ishe me i mire dhe i sinqert kur u largove nga 2 bashar se tani qe u ktheve kur te rane floket.P.D.-es i ka rene çdo gje dhe nuk mund te quhet PARTI.Ato qe vrasin njerez jane organizata terroriste.
Nese Bashari dihet nga te gjithe qe mbrohet nga perandoria Ruse e cari saj Putin,po Basha nga kush mbrohet z.Stefani qe edhe pse eshte bashkefajtor e vrasjen e kater protestuesve me duar ne xhepa u cilesua “Yll ne ngjitje” e fajtori kryesor “Burre shteti”,ne vend qe ky yll ne shuarje e ky burre leshi sot te ishin prapa hekurave duke u pergjigjur per te tera krimet e bera ndaj ketij kombi e jo te vizitohen nje here ne jave nga disa pseudodiplomate qe vetem kete rol nuk kryejne!
O Andrea! Po si nuk na gjete dhe nuk i botove ato fotot e takimit te Bashes me Kadafin e Libise. Po gjeji o burre dhe tregoja edhe Basharit se e ka mare malli.
Do te shtoja: – Ndersa PD po ben namin per nderhyrjen ne serverin e tatimeve, si nuk po flet kush ne PS per zhdukjen e serverit te kryeministrise me 21 janar. Vetem ky fakt skandaloz mjafton per te arrestuar Sali Kadafin.
2 B-ët i mbron amerika+ serbia+greqia+evropa dhe si qershia mbi torte FRIKA e EDIT. Konkluzioni: ky vend me 2 b-ët (me te gjithe keta kundra) dhe Ramen qe ben te fortin me te tijet dhe me më te dobtit Nuk BEHET.
Bashar e Sirise e gjetem tani gjej dhe ISIS me vajmedetin qe Po shkaterron kete vend dhe Po con popullin refugjate.
the hors.Une ne fakt te marr per gomar e jo per kale.
Sabja:Ne fakt ata qe sulmuan me shkpopinje e gure e tulla mbi policet kishin ardhur nga nje planet tjeter.Apo nuk ishin bij nanash ata polic.Sipas tejet duhet te priteshin me lule ata qe thyen porten e kryeministris.
Per ke port e ke fjalen o Mark!Vetem ti nuk u gdhende ne keto 25 vjet.Ajo nuk ishte kryeministria por kulla e Viçidolit e zbritur ne Tirane ku kjo fare e keqe mendonte se ishte prone e tyre!Mark me vjen keq qe mire qe era demografike s’te gdhendi po as i ndenjuri jashte shtetit jo!Kryekrimi or Mark i kishte ba letrat gari me e privatizue si Lulu-ja Shtepine Qendrore ,por e tradhetoi koha e smujti me i ardhe ne ndihme Kulfi i rruges se Elbasanit qe ishte vartesi i tij!Pastaj mos dil ne mbrojtje te institucineve zotrote ore Mark se i shkerdhyet si mujtet e i zvatet si dinit!Leri keto justifikime o Mark Ujku,se ti mund me i mshef dhembet por fytyren kurr jo e ajo te tradheton si ujk qe je!
Sikur të bëhet thirrje që ata që kanë vrarë,vjedhur të mos marrin pjesë në protestën e thirrur nga Basha,Sala…atëherë gjithësejt mund të vinë në protestë(përpos fëmijve) vetëm disa vetë si protestues,sepse të gjithë të tjetrët me Bashën në krye janë vrasës o hajdutë, nëmos të dyja.
E gjithë kjo bëhet për të mos pranuar reformën në dretësi.Ndërsa ata që i trembë dekorimi i luftëtarëve që çliruan Atdheun, duhet të përbuzën si njerëz të ulët e anti kombëtar..si idiotët Berisha , Paloka e kompaniiii.
Mir o mir o Stefani,por e keqja me e madhe,qe sa vjen dhe zmadhohet,eshte ajo qe Rama,nuk po ngjalle shprese,qe ti jape bandes kriminale te Saliut,ate qe thote ligji me germa te medha.
Vazhdon te tregoje ai nje frike dhe nje tkurrje te tejzgjatur te pashpjegueshme,se pari ne perfundimin e reformes ne drejtesi,ne hapjen e dosjeve,qe e nisi dhe nuk e bitisi,ne anullimin e aktit te paligjshem te xhihadistit Sali,qe antaresoi vendin tone ne konferencen islamike etj,.
Vazhdon nje katundar kriminel psikopat i mesjetes orientale,qe flet dhe shpif percart nga menderja, te mbaje zap,ne menyre te cuditeshme institucionet kryesore te pushtetit:presidence,kryeprokurori,shik,klsh,etj.si dikur ne kohen e sundimit te tij,megjithse qytetari shqiptar ka tre vjet qe i ka zbuar keq.
Dhe ne vazhdim te infeksionit malinj te administrates se ketyre pushteteve,me pjestare te bandes,emerimi i ri ne shik i cukos,mbasi stani i presidences eshte mbushur e gjitha me kete lloj specie.
E di qe nuk e ka te lehte Rama,te operoje me idet e tij demokrate-perendimore,ne nje terren,ku perballe ka egersira te semura,ne krah ka ish sozite e Saliut,qe thone me qetesi dhe dashuri,kur mbi te tjeret derdhet gjiriz,por kur ky gjiriz merre drejtimin nga ´´me qetesi dhe dashuri´´ai del krejt nga shinat.
Shto ketu dhe fosilet toksike te partise se tij te llojit blushi,dokle,apo majkon qe e ka lene lopa te lepire pergjysem.
Por ne fund te fundit ate vend e zgjodhi vet Rama,dhe tani eshte momenti dhe i vonuar bile,ti nxjerre me ne fund gjoksin qe kerkohet, ketyre puneve te sterzvaritura,ose ne te kundert te dorehiqet.
Pasi po vazhdoi keshtu,duke bere sehir se si e shqyejne pushtetin, qeniet e terbuar dhe si i futin thiken helmatisese atij,jo pak nga aferndenjesit,do te kete me vehte zemerimin dhe neverine integrale te qytetarit te zhgenjyer keq.
nuk ben dot gje Edi vetem, pastaj ne demokraci eshte detyre e prokurorise (policia) te veproje, pastaj gjykaci e gjykon, por sistemi gjyqesor eshte i korruptuar, ne demokraci pushtetet jane te ndara, nuk mund te nderhyje kryeministri,shpresojme qe reforma qe po behet ne drejtesi te eliminoje gjyqtaret e korruptuar.