Në mediat online gjatë ditës së sotme po publikohet një foto e kryeministrit Rama në Berat duke dalë në foto me një vajzë.
Të gjithë ngrenë pyetjen se kush është vajza që po përqafon kryeministri.
Në fakt foto është marrë nga profili i vetë vajzës dhe nuk është e vështirë për ta identifikuar.
Ajo është Blerina Ago.
Ago, juriste në profesion, i është dedikuar vullnetarisht zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, duke u pajisur me certifikime dhe kualifikime ndërkombëtare.
E pasionuar pas natyrës, në moshën 14 vjeçare ajo bëhet vajza e parë që praktikon sportin e ri të rafting në Shqipëri. Ajo është aktiviste dhe themeluese e organizimeve të shumta sociale dhe humanitare.
Blerina Ago ka marrë vlerësime si shpallja Kampion i “Vepro Tani” mbi angazhimin qytetar në fushën e turizmit dhe mbrojtjen e ekosisitemit ujor nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranë.
Është përzgjedhur si Histori Suksesi nga USAID/Albania për kontributin dhe iniciativën në zhvillimin e turizmit të aventurës në Shqipëri.
Më tej është shpallur si një nga “100 femrat e vitit të 100” nga UNIK – Balkanweb, News24, me fokus portretet e 100 femrave shqiptare më të suksesshme të fushave të ndryshme të artit, sportit dhe zhvillimit ekonomik-social./DITA


