Fantastike atmosfera në “Selman Stërmasin” e rikonstruktuar me tifozët bardheblu që ishin në lartësinë e rastit duke mbushur stadiumin si për festë, për ta bërë ambientin elektrizues me shpalosjen e një flamuri kuqezi gjigand në tribunën përballë, një gjetje ideale për festat e Nëntorit. Josa me të njëjtin formacion në fushë si ndaj Beshiktashit me përjashtim të Prognit që zëvendëson Latifin e skualifikuar, te Tirana Bakaj, Fukui dhe Gilman Lika në vijën e parë. Mëkat që për bardhebltë gjërat në fushë nuk janë aq entuziaste sa në tribuna, pasi Salihi shënon pas vetëm 3 minutash lojë.
Skënderbeu në avantazh që në fillim falë rekordmenit shqiptar të golave. Goli i 266 në karriere per Salihin qe nuk feston në respekt të ish-skuadrës së tij, i zymtë natyrisht për zakon dhe jo për motive nostalgjie një tjetër ish-bardheblu, Mirel Josa në stolin e Skënderbeut. I menjëhershëm reagimi i Tiranës, në minutën e 8 Gilman Lika pretendon për një 11 metërsh pasi depërton në zonë duke djegur Arapin, por Jorgji nuk i jep të drejtë shkodranit.
Lika mbetet një kërcënim konstant në minutën e 9 krosimi i tij prezanton një mundësi të mirë për Fukuin që nuk gjen dot devijimin fatal. Skënderbeu përgjijet pas vetëm 4 minutash me një goditje të Berishës. Në të 17-tën Gilman Lika provon edhe një herë tjetër me një goditje nga distanca që shkon ngjitur me shtyllën, por është Skënderbeu që mbetet më konkret. Në minutën e 24 krosim i Olyainkës dhe edhe pse goditjet me kokë nuk janë specialiteti i Berishës është vetëm traversa që shpëton Tiranën. Ndeshje e bukur dhe intensive, por për notën 10 janë tifozët e Tiranës, thjesht fantastikë në tribuna për t’i dhënë zemër skuadrës së tyre që rrezikon edhe në të 42 kur goditja e Sabien Lilajt shkon sipër traversës.
Skënderbeu shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh dhe fillimi i pjesës së dytë ka të njëjtin protagonist me atë të së parës. Hamdi Salihi këtë herë kërkon golin nga repertori i tij spektakolar i roveshatave, por këtë herë nuk i del. Në minutën e 52 Berisha provon me një nga goditjet e tij Edvan Bakajn, që i përgjigjet apelit. Tirana në disavsantazh dhe trishtimi shëtit edhe në fytyrat e tribunës VIP, te bashkëshortja e të ndjerit Selman Stërmasi, por në fushë Skënderbeu është superior. Në të 57 Olyainka can si thika në gjalpë përmes mbrojtësave me goditjen që përfundon sipër portës, në lartësinë e një supersfidë. Në minutën e 72-të, ka kaos frikë dhe ndëshkim në zonën e Tiranës, Olyainka del në zonë dhe tenton pa mundur të shënojë, kthimi rokambolesk i topit gjen gati Berishën që pason për Sabien Lilajn që nuk fal.
2-0 për Skënderbeun, nuk feston as Lilaj, por fansat korcarë padyshim që po megjithatë ndeshja mbetet drithëriese deri në fund, pasi në minutën e 75 ka një duel mes Vangjelit e Fukuit në zonë dhe në rrëzimin e japonezit, Jorgji tregon se e ka të vështirë të thotë dy herë jo. Penallti për Tiranën dhe Elis Bakaj nga pika e bardhë fiton duelin me Shehin.
2-1 dhe Mirel Joses i duhet te numerojë minutat e mbetura, por Skenderbeu reziston dhe goditja e fundit e Muzakes nuk mund te sjelle asgje per te mbyllur me fitoren 2-1 nje ndeshje spektakolare. Mesazhi i duhur ky nga Skenderbeu per Partizanin qe mbetet 4 pike larg, per Tiranen edhe pse dha pothuajse gjithcka ne fushe, me 15 pike larg kreut, titulli eshte thjesht nje iluzion.

Forca Gjergj,dermoje koalicionin islamik,mbaje lart flamurin e bizantit te lavdishem,Perendia dhe orthodhokset jane me Ty…
Per Jorgon e ke fjalen.Se per Jnullen me miqte e tij ai quhet Jorgo.Suksese Skenderbeut!