Qeveria e Serbisë: Vuçiç në rrezik, ushtria e gatshme ta mbrojë

Dita

Sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë në Serbi, kryeministrit Aleksandër Vuçiç është personi më i rrezikuar aktualisht, ndërsa për ta mbrojtur atë është ofruar edhe ushtria serbe.
Këtë deklaratë e ka bërë sot ministri i Mbrojtjes në Serbi, Bratislav Gashiç, duke thënë se ushtria është e gatshme për t’i ofruar siguri kryeministrit, dhe është shprehur absolutisht i gatshëm “për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë, që e kërcënojnë kryeministrin në shumë mënyra”.

Duke folur për rrezikimin e sigurisë, dhe duke e sjell në mendje vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, Gashiç ka thënë se “të njëjtët aktorë janë në skenë edhe sot”.

“Ende janë në skenë aktorët e njëjtë që ishin në skenë kur ndodhi edhe ajo ngjarje e pafat”, ka thënë ministri.

Po ashtu, sipas Gashiçit, koordinimin i të gjitha shërbimeve të sigurisë mundëson të dhëna të mjaftueshme në baza ditore nga një staf special në Ministrinë e Mbrojtjes.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *