Mesazh nga alienët? Regjistrohen valë misterioze jashtë Rrugës së Qumështit

Ornela

Astronomët australianë kanë regjistruar pesë sinjale misterioze që vijnë nga Rruga e Qumështit. Shkencëtarët nuk e përjashtojnë mundësinë që ky mund të jetë një zbulim i rëndësishëm.

Sipas të përditshmes “Daily Mail”, bëhet fjalë për një sërë “shpërthimesh të shpejta valësh” (FRB) të mbledhura nga radioteleskopi Parkes në Australi. Emily Petroff i Universitetit të Swinburne, i cili ndihmoi në zbulimin e impulseve ka sugjeruar se kjo mund të çojë në një zbulim shumë të rëndësishëm. “Nuk kemi asnjë ide të asaj që po ndodh, por e dimë që definitivisht është diçka interesante”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Transmetimet e radios FRB, të perceptuara për herë të parë në 2007, shfaqen përkohësisht dhe në formë rastësore prandaj  jo vetëm që janë të vështira për t’u gjetur por edhe për t’u studiuar. Misteri qëndron në faktin se ende nuk është e qartë se çfarë është ajo që mund të sjellë një shpërthim kaq të shkurtër dhe të mprehtë.

Kjo ka çuar në spekulime se mund të jetë çfarëdolloj gjëje: që nga yje që përplasen deri tek mesazhet e krijuara artificialisht. Shkencëtarët besojnë se sinjali e ka origjinën disa miliard vite dritë përtej Rrugës së Qumështit. /DITA

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *