Ishte fat i madh që një i ri shpëtoi nga plumbat e Kallashnikovit mbrëmjen e shkuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pojan të Korçës, kur një 49-vjeçar ka qëlluar me armë djalin e tij të vetëm 15-vjeçar. Për fat, ai është plagosur vetëm në këmbë dhe nuk ka rrezik për jetën.
Bëhet fjalë për shtetasin Romeu Nako, i cili në momentin që qëlloi me armë të birin ishte në gjendje të dehur. Fqinjët thonë se ai vuan nga leucemia.
Në konflikt e sipër me të birin, ai ka marrë armën duke e qëlluar atë. I plagosuri ka përfunduar në spital ku i është nënshkruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa autori është arrestuar. Në spital përfundoi edhe e ëma e të riut, për shkak të gjendjes së shokut. /Dita/

no koment !