LETËR AMBASADORËVE

Dita

Zotërinj të nderuar!

Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.

Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, përfshirjen, domethënë për sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj asaj proteste.

Ky vlerësim i Juaji, duke përfshirë me të edhe vlerësimin për sjelljen e Policisë ndaj protestuesve, sa u solli gëzim “sundimtarëve” aq më shumë u solli dëshpërim të “sunduarve” në Kosovë.

Nuk mund ta di a e keni shikuar protestën deri në fund, kur me blic krig u pushtuan zyrat e Vetëvendosjes prej Policisë së Kosovës. Por, në qoftë se e keni shikuar protestën deri në fund, apo në qoftë se i keni parë pamjet që kanë dhënë disa televizione për epilogun e saj, atëherë nuk besoj se do të mund të shprehej gëzim për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë.

Jo.

Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun – baba të dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisin parullën Kosova Republikë.

E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!

Ju, ndoshta, nuk e kuptuat pse Policia e Kosovës u soll aq armiqësisht ndaj protestuesve, ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj Albin Kurtit. Dhe, nuk e kuptuat sepse mund të mos e dini jetëshkrimin politik të urdhërdhënësit të ndërhyrjes policore në protesta: të kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i sotëm i Kosovës ishte shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në dy mandate kryetar i qeverisë së Prishtinës e, mandej, anëtar i Qeverisë që atëherë quhej Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, që në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë kur ishin vrarë disa dhjeta të rinj e kur ishin plagosur rëndë qindra të tjerë. Ai ishte formuar për një përdorim të tillë stalinist, të policisë ndaj protestuesve!

Për të gjitha këto arsye, gëzimi juaj, Zotërinj të nderuar, për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë më bëri të vetëpyetem: a është e mundshme që diplomatët e popujve që i kanë sjellë aq të mira shkencore, politike, demokratike, kulturore, qytetëruese njerëzimit të gëzohen kur policia vendos “demokraci” në parlament, kur policia qëron hesape aq armiqësisht me vëllezërit, me baballarët, me atdhetarët e vet, me qytetarët e vet?

Unë, natyrisht, nuk pajtohem me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, ky mospajtim nuk më bën të arsyetoj përfshirjen e tillë të Policisë së Kosovës në protestë; nuk pajtohem as me burgosjen e atyre që e përdorën gazin lotsjellës; dhe nuk pajtohem as me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e parlamentit! Jo. Unë shtroj pyetjen që Ju, si duket, nuk e keni shtruar: ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.

Republika e Kosovës me këtë qeveri nuk është Republikë parlamentare. Jo, Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë partiake. Në këtë Republikë partiake, Qeveria është organi suprem shtetëror! E shteti ku qeveria është organi suprem nuk mund të jetë shtet demokratik. Dhe, sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit nga kjo qeveri, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme çfarë i kemi parë, po i shohim e do t’i shohim të Opozitës dhe, të jeni të sigurt, të pjesës më të madhë të popullit shqiptar. Po, nuk vihet ashtu lehtë, ashtu krye më vete, ashtu papërgjegjshëm, pa u këshilluar as në Kuvend, as në popull, nënshkrimi për marrëveshje të tilla, që kanë të bëjnë me të sotmen e të ardhmen e Kosovës. Përvoja tragjike historike e ka bërë popullin shqiptar të jetë pamatshëm i ndjeshëm, pamatshëm i frikësuar ndaj “marrëveshjeve” të tilla. Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!

Në reagimin e gëzueshëm ndaj protestës Ju, zotërinj ambasadorë, thoni se jeni të përkushtuar: për “fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, se “asnjëri nuk është mbi ligjin”, se të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë, “i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”.

Për Kosovën sot dhe për Kosovën gjithmonë këto që thoni janë tepër të rëndësishme.

Do t’ju duhen shumë ditë e shumë përpjekje, që të bëhen njëmendësi këto mendime tuajat për Kosovën.

Ju e dini, besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hanit – se në Kosovë zotëron korrupsion pandemik. Numër i madh i pushtetarëve të lartë dhe i poltronëve të tyre politikë sot kanë pasuri të tundshme e të patundshme milionëshe. Me rroga natyrisht nuk e kanë krijuar atë pasuri. E kanë krijuar me korrupsion e me mënyra të tjera të paligjshme në procesin e privatizimeve, duke vjedhur, duke plaçkitur, duke rrëmbyer pasuritë kombëtare të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë në gjyq. Të gjithë me “kushtetutë” e kundërshtojnë çdo ide për miratimin e ligjit mbi hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. Pa u nacionalizuar pasuria e krijuar me korrupsion dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme Kosova nuk do të mund të demokratizohet e as do të mund të qetësohet. Ndihmojeni Kosovën që të shpëtojë prej këtyre të korruptuarve.

Ju e dini besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit, se në Kosovë zotëron krim i organizuar. Ndihmojeni Kosovën të shpëtojë prej kriminelëve që i bëjnë krimet ashtu organizueshëm.

Në Raportin e Progresit të zotëri Hanit u tha se Gjyqësori në Kosovë është i përdorur prej strukturave të larta politike. Ndihmojeni Kosovën, zotërinj ambasadorë, që Gjyqësori i Kosovës të bëhet çka është në vende vërtet demokratike: të bëhet i pavarur, institucion i së drejtës.

Ju e dini – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit – se mediat në Kosovë, në mënyrë të veçantë RTK-ja, u shërbejnë pushtetarëve e jo opinionit. Ndihmoni, zotërinj ambasadorë, që mediat kosovare, në mënyrë të veçantë ato të rëndësishmet – ato elektronike, të kontrollojnë pushtetin e jo të jenë të kontrolluara prej pushtetit.

Nuk jam i sigurt se e dini së Kosova me më pak se dy milionë banorë ka sot shtatë universitete publike dhe mbi tridhjetë universitete private. Të gjitha këto universitete, përpos të tjerash, i shërbejnë edhe punësimit të njerëzve të pushtetarëve. Ndihmojeni Kosovën që numrin e universiteteve publike e private t’ia përshtasë nevojave e mundësive, nevojave e interesave të veta reale.

Ju mund të keni dëgjuar e mund të keni lexuar, zotërinj ambasadorë, se nepotizmi është kriteri kryesor për përzgjedhjen e njerëzve për punësim në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, universitare, madje edhe diplomatike. Vëllezërit, motrat, tezet, hallat, xhaxhatë, dajat, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë janë të privilegjuarit e sundimtarëve të sotëm në Kosovë.

Numri më i madh, larg më i madh, i qytetarëve të Kosovës nuk gëzojnë liri dhe, nuk gëzojnë liri, sepse nuk janë në punë, nuk kanë me çka t’i mbajnë familjet e tyre, nuk kanë siguri ekzistenciale. Nuk ka liri pa siguri. Sepse siguri nuk mund të quhen vetëm siguria në aeroportet dhe ne vendtubimet e qytetarëve. Siguri e plotë, e vërtetë, është siguria ekzistenciale, që nuk ekziston sot për shumicën e kosovarëve.

Pasojat e kësaj pasigurie të numrit më të madh të qytetarëve të Kosovës, zotërinj ambasadorë, do t’i pësojnë vendet tuaja dhe do t’i pësojnë, sepse kosovarët e pa punë, të shpërfillur, të diskriminuar do të bëjnë çmos që të gjejnë shpëtimin në vendet tuaja.

Të këqijat politike, pushtetore, partiake, në Kosovë, të prodhuara prej sundimtarëve të sotëm, janë të shumta e të ndryshme. Mënjanimi i këtyre të këqijave dhe parandalimi i prodhimit të këqijave të reja mund të arrihet.

Dy marrëveshjet e sipërpërmendura, si shkaktare të krizës së sotme politike dhe institucionale në Kosovë, janë prodhim posaçërisht shqetësues i gjithë këtyre të këqijave që me vitë rëndojnë Kosovën dhe i revoltojnë fort qytetarët.

Mënjanimi i të këqijave ekzistuese dhe parandalimi i të rejave do të fillojë atë ditë kur do të dorëhiqen pushtetarët më të komprometuar në Kosovë, e kjo domethënë kur të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese.

Deklarimi i Juaj, zotërinj ambasadorë, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët.

Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!

I keni të gjitha mundësitë.

Me nderimet më të përkushtuara.

Akademik Rexhep Qosja

 

 

*******

Botuar sot në DITA

 

Share This Article
39 Comments
    • Dhe po e thane shurramanet e strehes vorfnore te tradhetareve te kombit i ka vdek nona asaj pune. Jo me kot Parisi i Loves kundermon nga era e shurres kudo qe te hedhesh kemben.

        • Nese mndon se jemi pjestare te skuadres se Akademikut te madh Rexhep Qosja na bene nder,dhe uroj qe mos te jeshe mbeturine e ndonje trupe diplomatke te mbetur rrugeve te Europes me pasaporte diplomatike.Shpresoj qe mos te jeshe pjelle fashiste e agjenturore e kryekrimit shqipetar S.Berisha por keto qe vjell per kete figure te jete vetem arsyetimi i erret nga anafabetizmi qe mbart.

    • Nqs nje njeri me mendje te tille dhe integritet te padiskutueshem zgjedh te jete komunist, atehere I bie qe dicka me vlere ka aty.
      Por nese ti kerkon te krijosh apo kritikosh nje vlere, kjo do ishte gjeja me e pavlere ne bote.
      Komunist apo jo, vetem nje deficient mendor jep perkufizime te tilla.
      Sot mendja njerezore, shoqeria, filozofia e njerezimit jane shtrire pertej kufijve te komunizmit. Ata qe mendojne deri aty jane te manget dhe te pazhvilluar.
      Dava legenash qe mendojne se kane ndonje gje per te thene.

  • Respekte Z.Rexhep Qosja! Ju, po i drejtoheni ambasadoreve,me te drejte! Shpresa e kosovareve per te bere shtet me vete po shuhet dalengadale nga vete kosovaret e koruptuar qe jane ne qeveri dhe jane shume kriminele por shume servile tek te huajt! Te huajt jane bere korrace mbrojtese te pushtetareve ne Kosove ashtu sic u bene per Berishen dhe berishianet ne Shqiperi! Por eshte e kote edhe ata jane korruptuar pa e kuptuar nga ne shqiptaret! Si mund te flase e “verteta”, te huajt, kur ka ngrene vete nga persheshi shqiptar?! Si tha nje prift kur nje e perdhunuar shkoi dhe u refye , qe “nuk e beson pa e vene vete doren ne plage”! Kosova nuk eshte shtet akoma! Ju i dini me mire gjerat!

  • Jo komunisti Qose por zotri Rexhep Qose sepse kam idene se sa buke ke hanger ti deri ne sot zotria i ka libra .Denigrimi i tjetrit nuk te lartson ty.

  • Nese kryeministri i Kosoves paskesh kene nen sherbimib Serb te Milloshevicit.Pushtet sozien e tije e kemi ketu ne Shqiperi qe nuk ka kene nomenklature i Sllobos por i Hoxhes.Gjeti kushte pershtatje me ndrim sistemit dhe te gjitha sa thuhet per kryeministrin e Kosoves jane identike edhe per kryeministrin tone ne “sherbim” te votuesve popull shqiptare.
    Me te marre frenat e pushtetit i shtroi votren te ulet kembe kryq ne qender te Tiranes sigurimsi shkja i serbise.
    Ai i kosoves i rrasi ne burg.Ky i joni i vrau sa me forcen e vete kohe mbas kohet,sa ne ndihme i erdhi dhe i biri me dyzina ne qender te fshatit Gerdec.Ai i Kosoves ushtron pushtet partiak.
    Ky i joni edhe sot e ka pushtetin partiak qe vepron nen hije edhe pse Presidenti zgaqet ne shulla te diellit.Edhe pse Llalla e Lika bajne sikur punojne.Vlagun e cojne tek Berisha.
    Ai i Kosoves burgosi protestuesit ne mbrojtje te teritorit qe gllabron Mali i Zi.Ky i joni e bani fakt te kryem faljen e detit greku dhe askush nga i gjithe populli nuk e prishi rehatin per kete skandal.Fal patriotit Kolonel Myslim Pasha ia qorri surratin skandalit.Gjykata e vendosi prerazi te mos zbatohet falja e detit grekut.Perseri askush nuk e ve ujin ne zjarr per kete tradhetar me dokument me damke te firmosur me firme e vule kryeministrore.Ne dite ceromonie dy palshe perfaqesuar ne range ministrash te diplomatesh per pune te jashtme.

  • De jure eshte Albanistani nje hap afer EU por de facto eshte Kosova! Keto fakte qe rendit nje nga mendjet me te ndritura shqiptare vlejne me se shumti per Albanistanin! Ne Kosove fatmiresisht egziston nje opozite qe ka kauza dhe ideale, qe heret a vone perpjekjet e saj do japin rezulatatet e duhura, por ne Albanistan fatkeqesisht nuk egziston nje e tille dhe nuk drite as ne fund te tunelit per te pasur nje te tille. Kosova do e gjej rrugen e saj, Albanistani fatkeqesisht per ne do vuaj shume, sa te nxjerre ne drite Albin Kurtin e saj….

  • O`i madhi REXHEP QOSE,o tu bevete dita nji mij ore burr i malsis se madhe.
    Mir jua,ke zgerlac kameleonve te pa shpirt dhe hipokritve evroamerikan ore burr i dheut,dhe mir jua ke bere,edhe pse dote kesh shum sharje nga njerzit e serbis,shqipfoles,une te pergezoi i madhi SHQIPTAR qe je ti.
    Mjerishte nuk ke intelektual ne anen tenda,sepse ne kosove,ne shqiprin londineze,ne maqedonin sllave,ne kosoven lindore,ne malsin tande,malzi te gjith jan pseudointelektual dhe pseudoakademik,te shitur per nji dor euro,dhe dollar apo dinar serb.
    Jua ke than kameleonve diplomat te qujter por ne fakte jan pseudodiplomat dhe mashtrus,kur kta diplomat na shesin goglat e tyre demokratike dhe te drejtat e njeriut thue ti,se ne nuk i ditkim ato regulla,thue ti se vetem kta i ditken regullat e te drejtave te njeriut,dhe demokraci,.A.nuk jan kta ashte te thanun demokrat evroamerikan,qe e lan qeverin e te madhit FAN NOLIT,DEMOKRATIN E SHEKULLIT 20,I PARI NE EVROP QE U ZGJODHE DHE FORMOI QEVERIN E PARE DEMOKRATIKE,A NUK E LAN NE MESHIREN E TRADHTIS ZOGOLLIANE,DHE SERBE E RUSVE TE VRANGJELT,KTA DEMOKRAT QE PO BERTASIN SE KTA I DIN TE GJITHA,PRA KUR KTA E SHKATRUAN QEVERIN DEMOKRATE TE FAN NOLIT,DHE PRANUAN DESPOTIN DHE HAJDUTIN ZOGOLL,KTA PO NA SHESINMENDE NEVE?!!O`TEMPORA E MORES DOTE THONTE ROMAKU.
    Kta,qe serbin e ferkoin dhe rusin e lemojn,vetem nga friga qe kan per bythen e vete,kta na qenken demokrat dhe na qenken per te drejtat e popujve dhe lirive te njeriut,jo more jo kta jan vetem kameleon te demokratve.Mir,shum mir jua ke bere Ti,i madhe REXHEP QOSE,por mjerishte ne vende qe tet behen perkrahes intelektualet tan(nese i kemi)ata prit kur dote versulen mby ti,ne vende qe tet perkrahin politikanet e shqipris londineze,ata mes mimi kodhelit,pak a shum e dhan vlersimin se gjoja albini dhe opozita po bene nji politik te gabuar dhe te damshme,pra menji fjal dhe kunder teje se ti po i perkrah dhe ju ep te drejten opozites albinit dhe vetvendosjes qe ju takon e drejt qe e meriton,se kosoven po e qeverisin ishministra te milloshit,dhe kriminelet e veshur me petkun apo uniformen e uck,mjerishte po del qe hashim thaci dhe te tjeret,po dalin ashtu sic i donenconin dikur ne vitet 1997-1999,si njerez te rezikshem dhe se ai asnjihere nuk kaqen ne fronte,ai dhe kadri veseli e adem grabocvi ali ameti,kurnjihere nuk kan qen ne fronte,per kto akuza qe jua benin ne zvicer njerez te ldk,pra i pasken njohur mir,por ja qe une beja lufte dhemb per dhemb me ata ledekuca,se i mbroja kta kriminel se kta flitnin dhe kta ishin te atorizuar nga shtabi,dhe pergaqsonin uck,pra nga kjo une dhe shum qer,i kemi ndihmuar kta por dhe uck,por ju kemi besuar prandaj nae kan keqperdor besen kta te pabes.Nejse edhe nji here te pergezoi per kete veprim tandin e nderuar dhe i rrespektuar i MADHI REXHEP QOSE.

  • Ky ka te drejte por i zoti e nxjerr gomarin nga balta….dhe sa do tna ndihmoje ose te duket se do na ndihmoje bota, qe punon per interesa te ngushta, psh Lu Lu , do Lulzim Bash-ar ne krye, prape jemi ne qe duhet ti japim drejtim te ardhmes se kombit e vendit.Pos si Shqiptare me 1miliongjenare, ska perendi ta beje ket vend te mbushur me tradhetare, hajdute e sunite te ISIS.

    • Gojemjalte ishte edhe atehere kur e priti dhe lavderoi percaresin me te madh te harmonise fetare tek ne, hoxhe Shefqet Krasniqin.

  • NDERIME DHE RESPEKT PER AKADEMIKUN DHE NJERIUN E MADH REXHEP QOSE.NUK ESHTE KOMUNIST POR NJE RILINDAS I VERTETE DHE I VEÇANTE.GJITHMONE VIGJILENT NGA VEPRIMET NEOFASHISTE TE KOHES.

  • Profesor Rexhepi, fati I Kosoves varet nga njerez si ty.
    Juve ju takon te flisni dhe per Albinin nga burgu.
    Zajednica duhet te ndalet.

  • Mos cicerini ketu ne forum . por te vinit ne mitingun pro republikes se Kosoves, kunder krimbave serbe qe flasin shqip ne kuvendin Kosoves, per lirimin e Albinit nga fashistet serbe te Kosoves.

  • per love-parisin,putanen e trotoareve.
    Po,ti karakurva me niknamen love,qe po e trtegon se je meraklie e loves-shkerdhehesh,hipesh,qihesh,pra ti po e tregon injorancen qe je vetem nji rugace asgje tjeter.
    Po,si mundet te radhiten bashke,fashisti,komunisti dhe enveristi a me tregon mori birbo e shkerdhate jevgjite?!!Enveri,dhe komunizmi e liftuan bashke fashizmin dhe ata baballaret e tu bashibozukat ballist apo zogist,pra si qenkan fashisti,komunisti dhe enveristi shok menji grazhde sipas mendes tate te shkerdhyer?Ti,karakurva love,ska dite qe nuk vjell vrer kunder ENVER MALIT,po ti je nji hale dhe ate je dhe fekale e gjerizit te mutit,karakurva e sameforve.

    • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahahah
      LOVE SHQIPTAR SHARRI
      kerkoj ndjese qe te zgjuaj enderrat e nje nate semafori qe nuk te vjen me 😛
      ndjese qe te ka ngelur vetem tastiera dhe …miu i kompjuterit
      ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahaahhahaahhaha
      mos me shaj me kaq shkurt , meritoj me shume 😛

  • Love -Parisin , ti nuk love surratin tend e jo me Parisin,Ti qen bir qeni je nje injorant pa arsimin fillor,kerkon te matesh me akademikun e famshem Rexhep Qosja qe te magjeps dhe shkrimet e tij thjeshte te kuptueshme.
    O injorati Love-Parisin merru me ata mjekerr-cjept I ISIS-it se aq tru ke ti.
    Jete te gjate akademikut ,njeriut me popullor shqiptar z. Rexhep Qosja!

  • Bota e ndreqi bota po e prish perseri Kosoven. Qeveria eshte thjesht marionete ne duart e botes.
    Nje grup rryshfetcinjsh e batakcinjsh ,qe nuk kane lidhje me realitetin kosovar, kane marr peng qeverisjen dhe lejojne te tilla akte ndaj qytetareve te vet

  • Per mendesine shqiptare, intelektualet jane ata qe jetojne pa bere pune fizike. Ne mendimin europian dhe iluminist, intelektuale jane ata qe dalin ne front te pare kunder padrejtesive te nje vendi dhe flasin dhe veprojne. Normalisht, eshte me e lehte mos te flasesh fare se keshtu nuk rrezikon komoditetin tend, por Rexhep Qosja nuk e pranon kete komoditet kur sheh pengmarrjen e shqiptarise nga matrapaze qe nuk e kane per gje te shesin interesat e kombit vetem te ruajnen pushtetin fitimprures. Komentet e tjera personale, jane fryt i kesaj mendesie te semure shqiptare, qe merren me personazhin dhe jo guximin per te thene te VERTETEN, pavarsisht sa dhimbje sjelll kjo!
    R.E.S.P.E.K.T.E!

    • Nuk e di sa qendron konkludimi yt qe “eshte me lehte te mos flasesh fare se keshtu nuk rrezikon komoditetin…” Z. Qose foli edhe me elozhete kushtuar shokut Tito, dhe me ato elozhe nuk mendoj qe e rrezikoi komoditetin …

  • KOSOVA REPUBLIKE , nuk mund t’iu kerkohet te huajve kolonizatore ! Letra juaj eshte nje perpjekje diplomatike , qe me shume se sa thirrje dhe lutje , eshte nje cjerrje maske per autoret e vertete te gjendjes se Kosoves , por jo vetem , edhe te Shqiperise !

    Por te gjithe e dime se kjo gjendje erdhi pikerisht nga “ambasadoret” ! Si ne Kosove dhe ne Shqiperi !

    Per ta populli shqiptar ekziston vecse si problem , i cili duhet “zgjidhur” ! Dhe “ata” jane duke bere gjithcka , qe nga veglat e tyre qe kane vene ne krye te ketyre dy vendeve , e deri tek aksionet konkrete per ta zhdukur si popullsi ! Historia vazhdon ne njejtin drejtim sic ka qene dhe shekujt e kaluar !

  • Letra e akademikut Rexhep Qosjaeshte nje shuplake per qeverine e Kosoves dhe per BE qe i shikon gjerat me dy standarte.Kush mund te shtoje me shume se Akademiku R.Qosja.Klasa politike bne Shqiperi dhe Kosove duhet ti ve gishtin kokes se Shqiptaret nuk durojne me ndarje kufijsh si ne 1878, 1913, 1919 dhe 1946.Boll me me marrezira duke gjymtuar ata qe sollen clirimin e Kosoves nga dhuna 100 vjeCare serbe.FLM akademik Qosja, mirenjohje te perjetshme per kontributin qe i jepni kauzes shqiptare.Poshte tradhetaret e kombit.Lironidjemte si Albin Kurti se i duhen Shqiperise

  • I nderuar akademiku i paaritshem Rexhep Qose!
    Mesazhi juaj brilante e i drejte perdrejte eshte vertete mesazhi qe nje burre shtetei, nje shqiptare I vertete duhet te percjelle sot per Kosovaret, per shqiptaret kudo jane, per qytetaret qe gjithe botes se civilizuar, per gjithe politikanet e koruptuar shqiptare apo te huaj; per te gjithe ata, qe ne shekuj coptojne trojet shqiptare; per gjithe levat e tyre stacionare politike; per gjithe ambasadoret kukulla, apo edhe te devote per shtetin te tyre, sote vezhgojne nga afer zhvillimet ne Kosove dhe ne gjithe trevat shqiptare. Mesazhi juaj eshte nje kushtrim perballe te keqes ndoshta te afert….
    Ju beni detyren tuaj, per kombit tuaj dhe gjithe njerezimin. Ju kerkoni ndihme. Ju thoni realitetin.
    Por une kam nje frike se: a e kuptone politika shqiptare kushtrimin dhe perkushtim in tuaj?
    Po nderkombetaret a arijne tu kuptojne????
    Shpresoj daullet te mos kene rene nje vesh te shurdhit!
    RESPEKTE TE PAMASE PER JU ZOTI QOSJA!

  • Nga personalitete si Zoti Qosja merr vlere dhe titulli Akademik.
    Akademik ka nxjere shume ky komb ,por per fat te keq jo shume e kane te merituar ate .
    Zoti Qosja me burreri me trimeri ,inteligjence e patriotizem jo pak here ju ka dhene shuplaka te forta me nder politikaneve qe kane abuzuar mjaft keq me pushtetin ne kurriz te popullit dhe te kombit ,eshte nga ata burra qe asnjehere si ka kthyer shpinen popullit te tij dhe per kete ka nje mirenjohje dhe respekt te gjere nga gjithe shqiptaret e kudo ndodhur .
    Kush “akademike” i parise se Tiranes ju drejtua ndonje Ambasadori kur mbi popullin e tij ngriheshin avionet ushtarake per te goditur popullaten e revoltuar apo kush prej ketyre Akademikeve ju drejtua Ambasadorit Amerikane me nje leter ,per te marre prapa titullin e honorit qe i jepte vrasesit te 21 Janarit duke e konvertuar ne” burre shteti”.
    Kete e ka bere vetem Zoti Qosja si per Mustafen tone, ashtu edhe per Mustafen e Kosoves .
    Te jemi mirenjohes perjete Zoti Qose !

  • Ky eshte Rexhep Kurva qe eshte çi me Titen, eshte çi me poziten e me opoziten! Ky nuk ka zgjedh kurre me ke çihet! Ky çihet me “ç” t’forte me ke t’i vjen ndoresh ma mire! E ban ate pune edhe me ambasadoret!… Po ky me shoke “komunista” eshte fajtori kryesor pse ka ardhe lufta e popullit shqiptar ne kete derexhe dhe ju i duartrokisni! E turpshme! Po ky tip MUTI nuyk ka lene gje pa bere kur ka qene ne pozitat e Titos e t’Fadil Hoxhe Tites!…

    DRENICA E KUQE

    • Ti , shqipefoles injorant qe nenshkruan “Drenica e Kuqe”, nuk je gje tjeter vetem nje jashqitje çetnikesh, se do te flisja pak me ndryshe po te ishe kelysh bushtre çetnikesh. Rexhep Qosen, akademikun qe i bene nder nje kombi, nuk mund ta fyej nje dykembesh i solit tend qe ne vend te trurit ka fekale.
      Po nuk keni faj ju, faj kane keta qe lejojne te publikohen injoranca te rriugaçeve qe i shesin per oponence dhe kritike.
      Me vjen turp dhe per te vjelle qe te jem pjese e komenteve te ketij lloji, ndaj nuk po jap asnje mendim deri sa keta moderatore t’i therrasin mendjes dhe te mos e denigrojne faqen e kesaj gazete me pislleqe rrugaçesh.

      • Ti, “vëzhguesi F” ashtu mund t’i flasesh veti, sepse, nese je ti jashteqitje çetnikesh a kelysh bushtre çetnikesh qe te kane pergatitur “patriotet” e “shqiptaret” si Rexhep Qosiqi, vaj halli per shqiperine dhe per shqiptaret ku do te shkojne! Nuk kam qellim ta fyej aske, por ta them te verteten gjithmone e ndiej per obligim kombetar dhe shteteror shqiptar, andaj, kush e ka mizen nen kesule, nuk e kam fort dert! Ne ne trojet e pushtueme shqiptare, rrugaçe e shkuar rruagaçerish i kemi pasur “akademiket”, “shkrimtaret”, “politikanet” dhe te gjitha jashteqitjet e Serbise e Jugosllavise ne pushtetin “shqiptar”, prandaj, ti, “Vëzhguesi F”, mos i jep fort kosishtes e mos e hap kosen fort se nuk di ku del me ate “yrysh” qe paske marre per “faqe t’bardhe”!…

        DRENICA E KUQE

  • Ti, “Drenica e kuqe”? Ti nga Drenica e Azem e Shote Galices! Turp, turp, pafundesisht turp!
    Eshte padrejtesi e madhe te gjykohet kollosi i Kosoves, Akademik R. Qosja nga ti. Malet dhe kenetat veçohen lehte nga njeri tjetri….

  • Ti “Korabi” ma shume po m’dukesh korb i zi ne romanet qe ua shkruan Rexhep Qosiqi ku e ben veten kryepersonazh korbash si ti e me emrin tuaj!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *