Im atë më në fund mësoi kompjuterin. Domethënë, të lëvizë miun dhe të klikojë mbi lajmet në faqen online të të përditshmeve shqiptare. Kuptohet, se ç’është kliku dhe ç’domethënë online, e mori vesh në praktikë e sipër.
Qëllimi im final, që të futej në skype (edhe këtë u rreka t’ja shpjegoj) dhe të flisnim sa herë të donte, që të mos harxhonte celularin (u shtrenjtua prapë dreqi) nuk u arrit, po nejse.
E kisha llafin tek lajmet. Faqet e ca portaleve me informacion i mësoi relativisht kollaj. Por këtu nisën incidentet e para. Ja ku jua them, nuk kishte fare faj.
Ngjitur me një titull mbi projektbuxhetin, i kishin vendosur një lajm po kaq të rëndësishëm, për gjoksin e Encës.
Shkonte më tej për të marrë vesh si ishte situata me përmbytjet, por për dreq klikonte “3 mënyrat novatore si të bësh seks në dush”.
Më bënte be e rrufe se kishte klikuar Berishën, por i hapej lajmi i klipit të ri të Çiljetës. Nuk gënjente. Titujt ishin aq pranë e pranë, saqë incidente të tilla është e pamundur të mos ndodhin.
Klikonte deklaratën e Niko Peleshit, dhe i hapej rikthimi i modës “retro” në disa qytete të SHBA, a të Europës, ku femrat nuk i heqin më leshtë, në kujtim të kohëve të lavdishme të qëmotshme.
Para dy ditësh më mori në telefon. “Hajde merre këtë yçklën, se do ta thyej fare”, më tha.
U përpoqa ta qetësoj, more mbaje se është shumë e vlefshme, të lidh me dynjanë, merr vesh se ç’ndodh, sheh motin, do mësosh dhe skype-n dhe do flasim me video…
“Merre sa më shpejt”, këmbënguli, “në do të flasësh prapë me mua dhe tët ëmë”.
Dëgjo, i thashë, me siguri të ka ndodhur prapë ndonjë nga ato incidentet me klikime, por s’ke ç’i bën, tani të gjitha gazetat online kanë futur ashtu lajmesh e fotosh, që të shtojnë lexuesit.
“Le t’i shtojnë dhe të bëjnë qejf në dush bashkë me… me nder lexuesit”, bërtiti, “më ka turpëruar. E mora me vete tek shokët ku luajmë domino, që t’u tregoja sesi ishte ndarë PD-ja në grupazhe, dhe më hapen fotot e “rrospive që nuk rreshtin së surprizuari!” Kam fytyrë unë”.
Nejse, laptopin ja mora. Por më mbeti në mendje thënia e një shoku të tim eti.
“Nuk ka asgjë për t’u çuditur”, i kishte thënë ai, “ti nuk bëre asnjë gabim. Kërkove lajme politike dhe të dolën kurvat. Ku qëndron problemi këtu?”

Edhe im ate e beri lanet laptopin,se u merzit me ate fjaline qe ia fut si kau peles:”PO SHRUAN SHPEJT etj,etj”!!!
Po c’pune ka ky i gazetes se shkruaj shpejt une??
Cfare pune i prisha une ketij??
Na jane bere si policet rrugore qe rrine me radar tek syu dhe me vrap te vene gjobven!
Po ata te shjkretet e kane mire,se shpejtesia e madhe VRET NJEREZ,po une matane kompjuterit,CFARE INCIDENTI I BEJ KETIJ MODERATORIT???
Ne fakt kete pune e ben vetem gazeta TEMA se tek te tjerat nuk ndodh ky “incident”!!
Ja edhe tani,me doli edhe mua kjo parulla “antikomuniste”:
-Po i postoni shpejt komentet!
Pa uleni pak ritmin?
Shkrim I goditur , I kohes dhe gazetat duhet te kuptojne qe me tregime sexsi meren te tjera revista dhe gazeta.
Megjithese ti e bere shkrimin askush nuk do te degjoje se degradimi ka hyre thelle ne vendin tone. Komplet shtypi eshte nje biznes qe ose i ferkon krahet njeres parti dhe pastaj ne qofte se paguhet me mire per te bashkepunuar me kundershtarin se ka per gajle te shaje dhe Nenen e vet
🙂 🙂 🙂 🙂 🙂
Ato lajmet e rospive i donte ai 82 vjecari qe e vrane per p…. ne Fier, yt ate paska marre fund.hahahah
Ky e paska plakun shum loqe , sic duket do kete qene ushtar ne xhenjo
Plaku Im e mesoi tak fak Skype , sado qe esht mbi te 70-tat
Ecelente
E bukur kjo fotografi shume. Plaku i mocem duhet te jete komentuesi veteran P. Zaimi besoj.