Janë 40 fëmijë mbartës të virusit HIV të cilët mësojnë në sistemin shkollor parauniversitar. Ata studiojnë në klasa normale dhe autoritet e Ministrisë së Arsimit thonë se çdo ndarje në klasa të veçanta do të krijonte një situate jo normale, madje diskriminuese.
“Fëmijët janë menduar të futen në klasa siç janë. Ka pasur situata agravuese ndonjëherë ndoshta dhe nga padija apo se nuk është dhënë mirë informacioni. Po operohet që kjo kategori të mos ndjehet e diskriminuar”, thekson zv. Ministria e Arsimit Nora Malaj.
Kjo e fundit, qetëson prindërit duke thënë se mësuesit dhe asistentët vihen në dijeni për çdo rast të diagnostikuar për të treguar kujdes nga incidentet që mund të shoqërohet me gjakderdhje si një nga mënyrat e transmetimit të virusit HIV.
“Kjo kategori fëmijësh kërkon përkujdes shumë të madh. Nuk duhet të priten, nuk duhet që të ndodhin situata të tilla që më pas mund të bëhen bartës të rrezikut fëmijët e tjerë. Të shikohen që të krijohen qendra multidisiplinare ku kjo kategori fëmijësh edhe përtej shkollave, në mjediset për ta kthyer atë që themi shkolla qendër komunitare dhe pikërisht në kuadër të kësaj ne shikojmë edhe këtë lloj politike. Politikë që ky është një problem i komunitetit ku jetojnë fëmijët dhe në kuadër të këtij komuniteti duhet ndihma që ata fëmijë të ndjehen të barabartë, të kenë cilësi jetese dhe të ndjehen sa më mirë”, tha Nora Malaj për Ora News.
Ministria e Arsimit nëpermjet politikave sociale ofron librat falas për këtë kategori dhe shërbimin e psikologut dhe punonjësve social në shkolla.

Midis dhjetra te mirave te tjera te demokracise berishiane eshte edhe HIV.
Mos karroni Shqiperia ishte i vetmi vend i paster, pa HIV ne bote.
Me vjen shume keq per kete zonje te nderuar, qe sa vjen e plaket e dobesohet nga dita ne dite. . Nje miku i nje shoku tim qe ka punuar dikur tek IMK, me pat treguar se kjo zona ka qene teper e shendetshme dhe shume e preokupuar per punet e perbrendshme te shtetit dhe partise.
E verteta eshte se kete zonje nuk e shikoj dot. Me kujtohet ne shume emisione televizive nje femer qe nuk i mbyllej goja dhe pothuaj i perket rangut te Preç Zogaj; Hidhu andej e hidhu ketej dhe pastaj ankohi per sigurimsat e Enverit.