NATO-ja mund të shtojë ndikimin e saj në Turqi për të forcuar mbrojtjen ajrore të këtij vendi. Vendimi vjen pas rrëzimit të një avioni rus nga ana e Ankarasë disa ditë më parë.
Mediat turke shkruajnë se NATO po planifikon të dërgojë aeroplanë patrullimi dhe raketa për të forcuar mbrojtjen ajrore të këtij vendi.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë hequr avionët e tyre nga hapësira ajrore turke, ndërsa ato janë zëvendësuar nga avionë të tjerë të vendeve anëtare. Spanja tani është vendi i vetëm i NATO-s me avionë patrullues në Turqi.
“Ne duhet të përdorim aftësitë që kemi për t’iu kundërvënë kërcënimeve në krahun jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius për “Reuters” në Bruksel gjatë takimeve me ministrat e tjerë të jashtëm të NATO-s.
Diplomatët thanë se masat përfshijnë edhe dërgimin e më shumë anijeve nga anëtarët e NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë aeroplanë të NATO-s me në bazën turke në Incirlik dhe më shumë avionë patrullues përveç atyre të Spanjës.
