Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Foli me “me zemër në dorë” z. Basha në takimin e Elbasanit. Përmendi Dhjetorin, atë Dhjetor ku Shqipëria ravijëzoi rrugën e së ardhmes. Aspirata dhe ëndrra shqiptare për lirinë e mendimit e europianizim të jetës hodhën hapin e parë. Po më pas? Nuk besoj se ka nevojë për analizë, kur Basha përmendi hallin ku është katandisur populli e bëri be e rrufe se është thellësisht i trishtuar. Eh, populli i shkretë! Sa gjëra të pista e kriminale bëhen në emër të tij, “sovranit të madh”, kur thotë ai që polli Lulin. A nuk qe ‘97-a famëkeqe në emër të popullit? Po Gërdeci a nuk ishte për të “punësuar” popullin? Po vrasja e katër protestuesve në mes të bulevardit? A nuk ishte z. Basha, natyrisht nën “udhëheqjen” e të paudhit shqiptar urdhëruesi? Dhe së fundmi një këshillë shoqërore për zotërinë. Të uli tonin e thirrjeve për kushtrim pasi nuk ja lejojnë as kordat zanore! Profeti
