Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë protestës së 8 dhjetorit

redaktor

Në datën 8 Dhjetor PD-ja fillon “Revolucionin demokratik të Dhjetorit”.

Në datën 8 Dhjetor nuk do të ketë shi, por të gjithë revolucionarët do të mbajnë në duar çadra të gjata.

Nuk do të ketë asnjë peticion për t’u nënshkruar, por çdo revolucionar do të ketë me vete nëpër xhepa katër gjer në pesë stilolapsa.

Nuk ka të dhëna për ndonjë reagim të ashpër nga ana e policisë, apo gardës, por disa revolucionarë do jenë të veshur me disa jelekë të çuditshëm.

Nuk do të ketë as diell të fortë, po gjithë revolucionarët do të jenë të pajisur me syze të errëta dielli.

Për të gjithë do të shpërndahen shishe të vogla uji.

Në pamje të parë çdo gjë do duket e qetë dhe normale, por kjo do jetë aparenca. Aparenca në shumë raste të gënjen dhe deti kur është i qetë paralajmëron stuhitë më të mëdha.

Nga burime krejt të pakundërshtueshme pranë Shtabit të Revolucionit, i cili qëndron i mbledhur non-stop në zyrën e Berishës, mësojmë me shqetësimin më të madh se:

1. Të gjitha ato që në pamje të parë duken si çadra të mëdha shiu (si ato që prodhonte dikur Uzina Metalike në Gjirokastër) në të vërtetë janë çadra-pushkë. Çdo çadër-pushkë mban brenda shkopit metalik 5 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, me rreze goditjeje direkt gjer në 100 metra.

2.Të gjithë ata që mendohen si stilolapsa të zakonshëm, në të vërtetë janë stilolaps-pistoletë me vetëm një fishek të kalibrit 9 milimetra. Përdoret për goditje nga shumë afër me goditje direkt gjer në 5 metra. Berisha dhe disa anëtarë të tjerë të shtabit të revolucionit do jenë të pajisur me gjer dhjetë stilolapsa-pistoletë.

3. Të gjitha ato që ju duken si syze dielli, në fakt do të jenë pajisje për lëshimin e rrezeve nervo-paralizuese në drejtim të policëve dhe gardistëve, po dhe të dritareve të Kryeministrisë ku mund të strehohen Edi Rama, Ilir Meta dhe armiqtë e tjerë të Revolucionit Demokratik.

4. Të gjitha ato që duken si shishe të vogla uji, në fakt janë bomba “Molotov”. Dihet efekti i tyre shkatërrues dhe demoralizues.

5. Ata jelekët e çuditshëm, që mund të mendohen në mënyrë naive si jelekë antiplumb, janë në fakt jelekë me mbushje dinamiti dhe qindra gozhdë e pllaka të mprehta metalike. Në fakt këto jelekë do të jenë armët e kamikazëve të revolucionit. Ka pesë të tillë, por gjer tani kanë dalë vetëm tri vullnetarë që do t’i përdorin jelekët-bombë. Vullnetarët janë Edi Paloka, ish-ministri Noka dhe mbesa e Bije Vokshit. Nëse vihet në përdorim gjithë ky arsenal i sofistikuar e i padukshëm, mund të eliminohen policitë e gjithë Ballkanit.

Ideatori dhe realizuesi i kësaj skeme revolucionare është Shefi i Revolucionit Demokratik, hirësia e tij Sali Berisha, i cili njihet si mjeshtri më i madh i këtij lloji armatimi shumë të sofistikuar. Pikërisht, nisur nga këto njohuri gjeniale, ai mundi të zbulojë në protestën e 21 Janarit, disa demonstrues që dispononin këto armë. Po për fat të keq, për mungesë përvoje, ata vranë njeri-tjetrin.

Në 8 Dhjetor, ditën e parë të revolucionit demokratik, bëni mirë të rrini sa më larg revolucionarëve të SHQUP-it. Sidomos kujdes nga kamikazët, se janë dhe dy që ende nuk i dimë.

Share This Article
26 Comments
  • Ateher ne se kjo esht e vertete o z.Duka, shqiperia do perballet me” isisin”!Deri ketu te kene aritur forca demokratike !Prap skenari i arkivolit te ndjere HAJDARI!Cfar nuk ben vaki! Cfar nuk mund te presish! Provat jane dhene ,se pushteti ju duhet me cdo cmim ,se po ju vjen ora e llogari dhenjes shpetimin e kerkojne rimarjen e pushtetit me dhune shperberjen e shqiperise vetem e vetem te shpetojne lekuren ,menderen e tyre te lyer me sere DUHEN ARESTUAR FRYMEZUESIT SA SESHT VON

  • Fole kot or Duk, nuk kemi nge per pergjakje. Do shijojme deri ne fund Mireqenien e Bledo Klosit, Taksat e Cim Canit, Amnistine e Yllke Manjanit, Zotesine e Nik Paleshit, Burrerine e Mim-Mrikes, Shendetesine e Beq Madhoshit e … mbi te gjitha Rilindjen e Ram Palloshit!

  • Sa te kete Sali,ne PD s,ka qetesi ne Shqiperi dhe kudo ku ka shqiptare.Brenda shpirtit katran te ketij njeriu ka aq te keqija te mbledhura sa nuk i ka i gjithe ISIS-i.Shpesh e cilesoj se sa te kete psikopater,imjorante dhe sahanlepires te tij mbrapa,do levize,sepse levizja eshte mos zbatim i reformes ne drejtesi,eshte shpetim nga shlyerja e mekateve,eshte rikthim ne karrigen e aqdashururar prej tij,eshte ne fund te fundit kryerje me sukses e detyrave te UDB-se!Sa te kete Sali duhet te thuash cdo dite -Mjera ti moj Shqiperi!-

  • TA UDHEHIQTE DIKUSH TJETER KETE PROTESTE,KU BESIMI I POPULLIT MUND TE JETE,EDHE MUND TE QENDROJE KJO TEZE E ARBEN DUKES.QE NUK KA SHKUAR THIKA NE PALCE KETE NUK E MOHON ASKUSH,PO QE TE SHKOSH TE LUFTOSH,PER
    TE REZUAR NJE HAJDUT,NJE SHARLATAN,NJE QEVERI KRIMINELE E HAJDUTE E TE VENDOSESH NJE QEVERI QE KA TREGUAR SE ESHTE E NJEJTE HAJDUTE E KRIMINELE,KETE NUK E HA KUSH.
    QE NUK MUND TE DUROHEN KETA SOT QE PER DY VJET PO VJEDHIN ME SHUME SE KETA TE DJESHMIT 8 VJET,EDHE KJO NUK HONEPSET.POR AKOMA NUK JANE KRIJUAR ATO KUSHTE DHE AJO KLASE E RE POLITIKE QE TE MENDOJE NDRYSHE KESAJ KLASE POLITIKE TE 25 VITEVE. DO DUHEN EDHE 25 VJET TE TJERA O I NDERUAR ARBEN DUKA QE TE JAPESH KETE TEZE.

  • Dita. Qe te presim cdo mengjes. Lexova shkimin e A.Dukes. (Nje sarkazem per ata qe kane e s’ kane mend). Imagjinata e te cmendurit S. B. me pushke e stilolapsa e cadra, me syze etj. Nuk ndoth. Po,do t’i lutem S.B..,qe te beje zap shuren para se te dale ne tribune qe mos i ndodhe si ne ’97-ten ne Vlore. A do na i caje…b,.., ky kriminel ende?. Po ai Lulushi kur do vegjitoje ne ndonje burg. O zot kur duan ende pushtet keta kriminela? F.L.

  • Do dale ne tubim pd.ja
    (Gjithe llumi Shqipris!)
    Quaj llume te ketij vendi
    cilindo,prapa Salis..

    Horri,horrat i ka mbledhur
    (Ky mut-muti,s’di sa breza!)
    Dhe nga barku tij i qelbur
    Do vjell’ gjithe ujrat e zeza

    Te na flliq te mirin shesh
    ku lartsohet Skender burri…
    Ky qen,qe preu ne bese,
    Kater lulekuqe gruri…

    E kam thene e sterrethene
    Mbase deri ne bezdi,
    Qe kjo cop’ e qenit kerme,
    Do qelb vendin Jug – Veri

    Domozdo,do thyer Ligji (!)
    Nese duam drejtesi (!)
    Kjo kafsh’ do venur ne pranga
    Se cdo vakt ha nje njeri.

      • Me 8 dhjetor te ngritur dhe njehere
        me gershera ne duar,dicka per te prere
        dy gyshtat ngritur larte,me thonjte e pa prere.
        o ndrishe do zvaritene,si nje popull i mjere.

        Mos haroni o popull te presim dy gyshtat e ngritur larte te shpellareve dhe te leme pa prere gyshtat me thonjte e pa prere te
        stanareve,ju nuk do te keni shpetim,do te zvariteni perseri sic po
        zvariteni dhe sot.

  • luli, prisni dekriminalizimin dhe reformen ne drejtesi,se te gjitha takimet qe jan berr me nderkomtaret,jan sa per sy e fafe ,se ne duham ta bejme reformen ne drejtesi dhe dekriminaliaimin,por nuk do maxhoranca.keni shume,per ti paguar ketij populli,sigerdecin,21 janarin,detin,rrugen e kumbit,prandaj prisni te mbarojn reformat dhe shifni si do te dilni.

  • Bravo Ben . Dikure ne zonen ku banoje une doli njeri dhe tha : 5 Isufat jane = ( barabart ) me nje m……. te . Por ,Isufat ishin nga sek.kom.partise ne rreth ,sekretar i komitetit ekzekutiv ,insrruktor partie e tje.Nga keto te 5 tre u identifikune ndersa dy mbeten enigme .Personi qe beri kete deklarate po e perkufizoi me nje fjale ,ishte njeri temisçore ,ai nderroi jete dhe pesçen se deklaroi kurre . Pra pesçja elite e kohes kurre su identifikua ,kurse pesçen e tanishme 3 i ka identifiku Beni ,ne si forum na ngelet te identifikojme dyshen tjeter .

  • ha.. ha.. ha… ju e cilesoni te shenjete protesten e 21 janarit a ndryshuat mendim per protestat.

    filluate te keni frike…. ha..ha.. po mbaheni me purri ne goje apo….

  • A mund te ma shpjegoni se kush do te protestoje me 8 Djetor .Kjo ironi e Benit per Saliun nuk bene vaki .Ku ka by .. Saliu e Luli te dalin ne sheshe e te bejne revolucjon .Ata si kacak bejne vetem pune te pista e jo te dalin si burra ne parlament te diskutojne me mazhorancen qe po bene si i do qejfi .Me nje fjale Rama -Meta,kur Saliu pushton foltoren dhe derdellit , thone :Pirdh Sali te cfryesh se te bene mire .Hedhin batuta shajne njeri tjetrin si kalamanjte e lagjeve dhe ne fund Saliu iken nga parlamenti dhe deklaron se do ta shihni nga revolucjoni qe do te shpertheje.Kuje me dere o miket ku jemi katandisur me keta majmune te demokratizuar .
    Mire e ka Beni .Keto jane arkiva qe kur te hapen nga brezat tane do te konkurojne me Hollivudin ne kinematografi .Filmat kaubojs qe tani nuk i shohim do te cfaqen nga kinemate e Shqiperise .Kaubojsi Sali do te kete nje tirazh shume here me te madh se Wiliam Schkoti .

  • O Ben — thuaji ndonjerit qe te shkon llafi …ta vleresojne…ta vleresojne se nuk eshte proteste…eshte revolucion..eshte kryengitje e armatosur…keta cunat e Edit ..nuk ju ka pjerdhur bytha ne kusi..e njeh Saliun ti..Me daten 9 ne sabahe do te beshe bilancin…Vleresoje thuaju.. ndonje llafe.. …. .grupet dyshe treshe ne cdo njesi,lagje e fshate jene drejte perfundimit te pregatitjes…lufte.. objekti ..marrje pushtetuit me dhune ne emer te sovranit po nuk e keni kuptuar ..beni ndonje vjershe te nesermen e te pasnesermen..

  • Berisha mendon si Mao Ce Duni: duhen trazira nje here nw 4-5 vjet.
    Nga viti 1998 sikur kanw kaluar shumw vite, a mund te durohet kjo?
    Prandaj, thwrret vicidolasi majekrahit: Oburra, mw 8 dhjetor para Kryeminstrisw, e cila ia bwri vetes kur hoqi gardhin, se s’ka per te funksionuar mw Rregullorja e Gardhit .
    Do ta gjejmw edhe njw palmw ku t’i varim pushtetaret, sic na ka mwsuar geisha Mesila.
    Pa do tw marrim nwn tirqe edhe disa AK-47 me vete nw turmw e te realizojmw porosinw e Dezinjatores monster Zhelefinw. qw t’u fusim plumbin ballit atyre qw mw kanw uzurpuar kolltukun ne Kryeministri.
    Kwtw herw nuk do tw pwrdor dot Garden, por cubat, mercenare qw tw vrasin pas gardhit e pastaj ngujohen ne kullw e tymosin hashash, po janw edhe vullnetarwt e FARK-ut te Bukoshit, qw flasin serbisht, tw cilet janw ende nw kwmbw pwr Mue, dhe qw tani do tw marrin hak edhe pwr Jakupin e Krasniqit, qw na u fye nga Ministrja jonw nw shtepinw e tij.
    O burra, ejani nw bulevard mw 8 dhjetor, therret Berisha, t’ia bejmw edhe njw herw bam si nw vitin 98 e tw ndezim flakw jo vetwm Kryeministrinw, por te gjithw Shqiperinw, sw cilws goditja do t’i vijw pwrswri nga Veriu, nga Tropoja, Kukesi, Laci e Mamurresi.
    Se nuk durohet fakti qw Ismail Qemali shkoi dhe e ngriti Flamurin nw Vlore, duke bwrw autogol, sepse ai duhet ta kishte ngritur atw nw Vicidol!
    T’u biem pra, jugorwve, ashtu si nw 97-wn, jo me avionw me bomba dhe armw kimike, por me kallashnikov dhe shishe molotov, ta bwjmw tym e flakw, se vetem kwshtu mw gjen shpirti rehat.
    Edhe pwr njw arsye tjetwr. Ma kanw twrhequr veshin serbet, qahet Berisha, sepse si i punwsuar prej tyre, kam ndenjur ca si shumw nw hije, pa vepruar. Fjalwt nuk i ngopin padronwt e mi. Ndaj duhet njw veprim konkret qw tw bwjw zhurmw dhe bujw, qw gjaku tw rrjedhw prapw si ujw.
    Ndryshe, pa tw djegura e pa tw vrarw, nuk marr dot mw dinarw…

    Kwto o njerwz, nuk janw pwrralla. Bisha Berisha ISIS pwr kwtw paguhet prej Serbisw, t’i bwjw varrin Shqipwrisw.

    Ndaj mw 8 dhjetor, O njerwz, jini vigjilentw, se Gomari ka luajtur nga mendtw!

  • ***Te evitohen kurthet qe ngrene element detsruktiv .Ne se Policia dhe politikanet P.D-ista vazhdojn me programin dhe taktiken e vendosur me pare ,nuk ka gje ne vije.Prandaj duhet perpjekur per tu dalur punve perpara sipas situates krijuar ,se grupet destruktive te ngrene kurthe dhe do te perdorin çadrat pistolet dhe thikat me helm !!!,prandaj duhet perpjekur me shpejtesi qe te futet elementi kundershtar ,destruktiv ne ” thes ” dhe objektiv . Me ndjekje direkte gjithmon nene vezhgim direkte veprimet e tyre,perpara se elementet destruktiv te ralizoje planet.Disiplina dhe perpikmeria e oficerve gjate protestave te jene krijuese jo metoda shabllone sa per te thene se policia ishte ne detyre ! Duhet zgjuarsi per te menagjuar situatan e protestave ,dashuri dhe sjelljet e ngrohta me qytetaret ,jo duke I future te gjithe ne nje thes,si dhe zbatimin deri ne funde ligjin.Policia i ka te gjitha keto cilesi e virtyte pozitive.#######################################################

  • “… Tash ky derr plagosur rende
    (Mos m’a merrni per shaka!…)
    Po kerkon nje tjeter gjeme,
    Kerkon nje tjeter hata!

    Eshte bish’ dhe kerkon mjegull,
    Vjen verdalle brenda ne vath.
    Sakaq, sheh litarin hedhur…
    Dhe s’po di me nga t’ja mbath!.

    Ky fajtor nga dje dhe sot
    Dhe mbas ngordhjes eshte fajtor!
    Ka shkul zemra,port’ me porte,
    Biles,me te tijen dore.

    Ndaj do lidhur forte ne pranga,
    S’ka me kohe,do derdhet gjak.
    Thyej ligjin zotni Rama,
    Ja po, je me te,ortak.
    ***
    S’di,sesi,sot m’u kujtua,
    “Miklovani”,gjalmeziu…
    Qe pa ligj ua hiqte bythen,
    kriminelve si Saliu…

    Miklovani,arrestonte
    dita per dite nje kriminel,
    Por,gjykata i lironte!
    Kish Gjin- Gjoner ne themel

    Dha e dha Komisari,
    (Gjykata nuk bente pune!)
    Dhe priste te bin akshami,
    T’i qendiste vet, me plumb…

    Gjoja neper zjarr e siper…
    I vetem u’a doli mbane…
    S’mbante mend,sa pat ormisur!
    Qen rrugesh,zaberhan…

    Morali?,Besoj i qarte.
    (Ne dac bjeri me koke murit!)
    Por, gjykata jone e larte,
    Na eshte bere gur i qivurit…

    • Shqipe
      ironi e holle kjo e Bejtexhiut ,lere se u gajasa
      po mire ai ,se ne Labove vetem rigon kane pasur dhe lis nuk behet
      po ti ,po ty te marrte dreqi rracen ,akoma te rrrrrrrrilindja te ka ngele sahati ?
      do iki Rrrrrilindasi ,do iki Shqipe …jane ne mbyllje marreveshjet
      mos thuaj qe nuk ta kisha thene …ja pyete Netin filioloqylistin
      dhe atij i kisha thene qe rrrrilinden shtatanik
      nuk besoi ..tani ha kot mmmmmmmmeten 😛
      qeveri teknike dhe zgjedhje te reja ….. deshtuat me shume sukses
      i vetmi sukses pervec deshtimit ishin dhe ekspozitat 😛

  • Love!

    Te te them se cila je,
    Me thuaj,se me ke rri?
    Se me salen ti nuk je,
    Dhe kete, une mir’ e di…

    Por, qe ti i sherben Sales,
    Kjo tashme ja ben’ vec, muuuu…
    O je Nafia e dhalles…
    O ketu, te prune me hu!..

    Nese shpreson tek te tut
    Qe balli te dale ne Balle!
    O plako,kot ja ke fut,
    Balli yt, ka mbet me bale.

    Dhe Saliun,oreziun…
    Si ballin, e tregojne me gisht,
    Kush me dhune kerkon qoshen
    S’gjen’ me vend,as dhe ne bisht.

    Gjithesesi,une prap te dua
    S’te lexoj me hundet zene!…
    Qe kur m…,s’ha me me thua
    Dhe te thatin e ke lene!

  • Sali shpellarit i vene nga prapa,
    lulushet,paloket dhe kukuvajka,
    bejne ate qe kane bere perhere,
    qelbin vendin me helm dhe vrer.
    Jane shpifesit,hajdute,vrastaret,
    jane hipiokrite,legene shpellaret,
    jane karraduzet me shume fytyra,
    qe i sollen vendit vetem menxyra.

  • Ne krye te ISISIT shqiptar eshte Sali kerma me manekinin e vet Lulushin,,,antishqiptaret.Nuk i digjet barku per popullin ,por per pushtetin e vet.Shfrytezojne pakenaqesite nga qeverisja per te bere zallamahi.Mos u genjeni,o njerez nga keta vampire!

  • Z.Duka nuk je vetem,
    Koha po provon shume shok,
    Se Saliu eshte djall,
    Ai rrezohet ne bllok.
    Ky na ishte fati yne,
    Dhe i nenes shqiperi,
    Ne keto vite te veshtira,
    Na sundoi shpifsi Sali.
    25 vjet na poshtroi,
    Sikur te ishim te mallkuar,
    Nga i merr Saliu urdhrat,
    Besoi nga te degjeneruare.
    Ky ishte kapitalizmi,
    Qe perendimi na ofroi,
    Te pasurohet krimineli,
    I varferi te mos jetoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *