Hakmarrja primitive e Sali Berishës

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dionis Xhafa

Sali Berisha sa duket nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga politikat e tij terrorizuese, hakmarrëse dhe tejet inatçore. Duke patur jo pak në dorë edhe pushtetin e drejtësisë, Partia Demokratike, e cila në fakt drejtohet nga ish-kryeministri Berisha ka nisur fushatën e dekriminalizimit. Është kjo kryekauza e opozitës, me të cilën PD-ja po bën namin se me këtë kauzë po heq “kriminelë”, “hajdutë” dhe njerëz që kanë të shkuar jo aq të pastër.

Beteja e kriminalizimit duket të jetë ajo kauzë, të cilën Berisha e ka me shumë dëshirë. Berisha sa duket kënaqet jo vetëm kur heq nga postet publike njerëz realisht me të shkuar kriminale të rëndë, por edhe kur heq njerëz që në rininë e vet mund ta kenë bërë një gabim.

Rasti më i fundit ishte ai i Saimir Alushit, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të burgut 313 vetëm se kur ka qenë 20-vjeç ka qenë dënuar me 1 muaj burg për prishje të rendit publik. Alushit menjëherë i ka ardhur presioni opozitar që ose të vetëdorëhiqet, ose me siguri që opozita e kryesuar në të vërtetë nga Sali Berisha do ta vijonte si kryekauzë të vetën. Alushi u tregua i matur dhe me siguri për të mos e dëgjuar Berishën në broçkullat e veta dha dorëheqjen.

Po ç’krim ka bërë Alushi që duhet të japë dorëheqjen? Ka prishur qetësinë publike në moshë të rinisë. Kjo vepër penale në atë moshë mund të kryhet thuajse nga çdokush dhe të të bëjnë me njollë, e aq më tepër të të detyrojnë të japësh dorëheqje për kaq gjë është realisht e tmerrshme. Alushi me siguri që nuk ka kryer kaq krime sa Berisha, krimet e të cilit në dëm të këtij populli janë një varg tepër i gjatë.

Tashmë që Berisha gati po dergjet dhe regjimi i tij gati mori fund, ai sa duket ka vendosur të hakmerret, në mënyrën më primitive, duke detyruar edhe funksionarë të ndershëm të japin dorëheqje për shkak të një gabimi tepër të vogël në jetë. Siç kanë thënë shumë persona për ish-kryeministrin, Berisha është hakmarrës, intrigues dhe ka një mijë cilësi të këtilla, por asnjëherë budalla. Ai e përdor brumin e tij intelektual vetëm që Shqipëria kurrë mos të jetë shtet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *