“Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, me sy të mbushur me lot, solli zjarr të jashtëzakonshëm tingullor dhe ishte mahnitëse në rolin kryesor në operën “Zaza” në Londër.
Duke krijuar vazhdimisht ndjesinë se po e përjeton muzikën, Jaho ka arritur që t’i krijojë vetes epitetin e një prej interpretueseve më të mira të “verismo” (stil i kompozitorëve të kohës së postromantizmit që në italisht do të thotë realizëm)”.
Kështu e ka vlerësuar e përditshmja britanike “The Guardian” prezantimin e sopranos shqiptare, në rolin e Zazas, operën me po të njëjtin emër të kompozitorit Ruggero Leoncavallo.
Ajo u ngjit në skenë të premten në mbrëmje në “Barbican Centre” në Londër, për atë që mediat e huaja e konsiderojnë “performancë brilante”.
Stephen Gaertner, një tjetër artist i mrekullueshëm, i kalibrit të Jahos, ishte në rolin e Cascartit, ndërsa Riccardo Massi në rolin e Milios.
Gazeta ka vlerësuar edhe paraqitjet në rolet e vogla. Në përshkrimin që i është bërë operës “Zaza”, thuhet se ajo është performuar për herë të parë në Milano në vitin 1900, dhe se është vepër më e mirë se opera “Pagliacci”.
“Është një prej operetave të para të Leoncavallos, që mban vendin e parë në repertorin e rregullt. Në përgjithësi historia nuk është pajtuar me këtë vlerësim, deri të premten në mbrëmje”, shkruan “The Guardian”.

Suksese Ermonela ne artin Operistik,.
Faleminderit Ermonela qe po e ngrohni pak ju dhe futbollistet shpirtin e kombit tone se politikanet mendojne se si te vjedhin e te mashtrojne.
Nuk kishte pa Londra kengetore me te modhe se kjo