Projekti i “çmendur” jordanez për të bashkuar dy dete

Saimir Lleshi

Njihet si Deti i Vdekur dhe në fakt i tillë është pasi ka pak ujë dhe nuk rigjenerohet. Por, Jordania synon ta ringjallë këtë det dhe ideja e “çmendur” është marrja e ujërave nga Deti i Kuq.

Një projekt i publikuar së fundi, parashikon që çdo vit, 300 milionë metra kub ujë të transferohen nga njëri det në tjetrin. Në total, projekti i Detit të Kuq parashikon transferimin e më shumë se dy miliardë metrave kub ujë për të rritur nivelin e ujërave në Detin e Vdekur dhe për të siguruar edhe ujë të pijshëm për shumë zona të mbretërisë.

Ky kalim uji përmes shkretëtirës që kufizon Jordaninë dhe Izraelin në Wadi Araba, do të krijojë edhe një vijë natyrale kufitare mes dy vendeve, të cilat kanë edhe një marrëveshje paqeje, nënshkruar në vitin 1994.

Uji do të ndihmojë edhe për prodhimin e energjisë elektrike, pasi ai do të bjerë nga një lartësi prej 170 metrash mbi nivelin e detit, në këtë rast të Detit të Kuq, në 400 metra nën nivelin e detit, në këtë rast të Detit të Vdekur. Autoritetet jordaneze kanë zhvilluar bisedime me izraelitët dhe palestinezët për mënyrën e realizimit të projektit dhe ndikimin mjedisor në ekosistemin e zonës.

Autoritetet në Jordani thonë se ndikimi mjedisor do të jetë i vogël përkundër pretendimeve të ambintalsitëve që pretendojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, rënia e ujërave të Detit të Vdekur nga viti në vit do të sjellë edhe tharjen e tij përfundimtare.

Studimet parashikojnë që brenda 50 vitesh, ky det mund të thahet plotësisht nëse ritmi do të jetë i njëjtë. Deti përshkruhet jo pak edhe në librat hyjnor. /Dita/

Share This Article
6 Comments
      • Perkthyesi nuk e din anglishten mire dhe ja fut Roma per Toma. Ai thote se Deti Kuq 400 m. nen nivelin e Detit te Vdekur, kur ai do te jete te pakten 50 m. mbi nevelin e Detit te Vdekur

  • Nuk mund ti kuptosh gjerat po te kesh bere shkollen andej nga malesia,per arsye se aq njohuri ke marre.Ju zoteri duhet ta dini se nuk eshte e njejta gje si te mbarosh nje shkolle ne Puke,ne Tirane edhe ne Korce.Nuk e di a te ka pelqyer gjeografia kur ishe nxenes dhe cfar njohurish ke per detin e kuq ose detin e vdekur dhe ku bien ata.Por nje gje eshte e qarte se,perderisa ti nuk flet dot gjuhen zyrtare,vetkuptohet se cfar niveli arsimor ke.

  • petrika
    Po kur te uroj qifsh veten ne bythe me kupton.
    Na e spjego ligjeraten e shkoqitur nga artikulli ketu ma poshte:

    “Uji do të ndihmojë edhe për prodhimin e energjisë elektrike, pasi ai do të bjerë nga një lartësi prej 170 metrash mbi nivelin e detit, në këtë rast të Detit të Kuq, në 400 metra nën nivelin e detit, në këtë rast të Detit të Vdekur.”

    Niveli i detit asht shkalla zero e presionit.Ekuilibrimi.

    Pra parashikimi i renjes se ujit nga deti i kuq mbi detin e vdekur asht 170 metro qe do perdoret edhe per cfrytezim energjie elektrike.
    Mirpo kur uji,qe mbi nga lartesia 170m ne gjendjen ne hava i ndryshon fundi i renjes nga 170 m ne 400 metro per tu puthur uji i kuq me ujin e vdekur.
    Tashti i zgjuari i niveleve shkollore kupton ndonji cike(cike=vajze e folun nga ahishtja e malcive).A na prezanton shkollen ku e ke ba(berrre).

  • Te nderuarve Petrika dhe zoterise ri!
    Ju Petrikat pe korce jeni te vecant ne fodullek trunit.Kjo vjen si gen i nacionalitetit te theksuar lokalist.Kjo vjen,nga qe i ia beni vehtes me sycka.Pikrisht tek syckat keni gjithe materien tru.
    Per dijeni te tregoj shkollen time,po te mesoj se,duket qe je nul ne gjeografi.
    Niveli zero atmosferik asht ne cakun ku puqet ujti i detit me token mu ne breg ku ke gishtrinjet e kembeve.Ketu zhiva ne kolonen e qelqit tregon shkallzimin 750 mm.qe do te thote se kemi presion zero grade atmosferike.
    Sa ma nalt te ngjitemi aq ma shume zbret zhiva ne kolonen pe qelqit,bie presoni atmosferik.Bile per te mos u cuditur.Fasulja pe korce ose grosha prej malciet,jo letrare,ziejn ma shpejt ne maje te malit se ketu buze detit ku mba gishtrinjet e kembeve.Sepse uji vlon ma shpejt aty ku presioni bie nen zero grade atmosfere,nen shkallen 750 mm te zhives.
    Ndersa sa ma ne thellesi ti hyjme ujit aq ma shume rritet presioni.Sepse kemi nji volum te madh ujit qe na i pellcet veshet. Ky diferencim ndermjet dy presioneve ka ba qe atmosfera mbi toke te zbulohet e te njihet nga shkectaret shume ma shume e ma heret se Hidrosfera ne 3/4 e rruzullit tokesor.
    Nuk ta due zgjuarsine tenden e tuejen dhe aspak te na flisni per gjeografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *