Partizani shpartallon Tërbunin, pret i qetë Skënderbeun

redaktor

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 14-të në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar.

Partizani ka mundur në mbrëmje Tërbunin e Pukës me rezultatin e thellë 4-0 duke vazhduar të kryesojë kampionatin në kuotën e 38 pikëve.

Golat për Partizanin u shënuan në minutën e ’31 nga Ibrahimi, Stevan Racic ’49. Xhavahir Sukaj ’57 dhe sërish Stevan Racic në minutën e ’63.

Në Vlorë Flamurtari është mundur 0-1 nga Kukësi me autogol të Fustar në minutën e ’42.

Ndërsa në Laç, ekipi vendas i Laçit ka mundur Vllazninë me rezultatin 2-0, me gola të Kruja në minutën e ‘8 dhe Nimani në minutën e ’76.

Ditën e nesërme do të luhen dy ndeshje; në Durrës Teuta-Tirana dhe në Korçë Skënderbeu-Bylis.

Kampionati kryesohet nga Partizani me 38 vite i cili ndiqet nga Skënderbeu me 31 pikë por me një ndeshje me pak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *