Replikon Armina Mevlani: Asgjë nuk është siç duket

Dita

Në postimin më të fundit bërë në Instagram, Armina duket sikur ka dashur t’u përgjigjet të gjithë zhurmës mediatike të krijuar duke publikuar një thënie ku ndër të tjera ka shkruar: “Pas çdokujt qëndron një histori dhe një arsye se “përse”! Koha i shpjegon më mirë gjërat më mirë dhe tregon se sa të vërtetë janë personat. Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara edhe për ato që ndoshta mund ta meritojnë”.

Kjo thënie duket se ka rindezur sërish debatin mes komenteve në Instagram për lidhjen e shumëpërfolur mes showgirl-it dhe djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. ‘Pse mos të jesh nice ti, sikur tu desh ty të ulesh në tavoline e tu shpjegosh dy qenieve te pafajshme që babi sapo ra në dashuri, se mos tu desh ty të marrësh fëmijët e të largohesh, po në të ndodhtë ty ske as ku vete thuaj se maksimumi do jetoje dy blloqe larg. Prandaj vazhdo të jesh nice se nuk është se tu prish terezia ,madje tu rregulluan hallet, të pakten në dukje se ferri njeriut eshte zëri i ndërgjegjes…ama po ti binte ndonjë njeriu ky hall, dyshoj shumë në të kthyerit të gjërave me nice apo me class. Mbushi boshllëqet me ca karta, bën mirë e me ca mace se për të edukuar femijë do shkollë për vete…”, shkruan një komentuese (jo me identitetin e saj.)

Ndonëse shumë e kanë komplimentuar sjelljen e përmbajtur të 24-vjeçares, një tjetër komentuese shkroi kështu për publikimin e Arminës: ‘Në një farë mënyre edhe kjo një përgjigje është, po si thua ti është me pak klas po nejse. Ne nuk gjykojmë, gjykon Zoti më mirë dhe të jesh e sigurt që gjykimi i tij është më i rëndë se çdo fjalë që të kanë thënë deri tani. Kur te bëhesh vetë prind do e kuptosh se sa e gabuar është kjo që bëre. Bota është portokalle e dashur. Asgjë nuk të justifikon, asgjë.’

Këto komente ka nxitur edhe Arminën të përgjigjet, ndonëse njihet si person i tërhequr në deklarata apo ndaj reagimeve publike. ‘Unë këtu s’jam që t’ju sqaroj njerëzve jetën time personale,por një gjë mund ta them me bindje që asgjë s’është siç duket ndaj as ju s’mund të gjykoni me bazën e asaj çka lexoni në media, ndaj kam thënë edhe këtu shume gjëra vetëm koha mund t’i tregojë siç janë në të vërtetë. Në lidhje me Zotin besoj shumë dhe i kërkoj falje çdo ditë për gabimet (por që s’janë ato që mendoni ju)’, përfundon 24-vjeçarja komentin e saj.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Po pse moj Armina ti kerkon qe te te japin njerezit kohe per te vleresuar sa e mire je apo sa te mire e ke Zenin po mundohesh te rregullosh biografine apo ke vendosur te hedhesh kandidaturen per deputet apo Zeni per Kryeminister
    Njeriu eshte koshient per veprimet e tij keshtu edhe Ti vrapove pas parase per ta bere jeten tende me te lehte ska rendesi se Ai eshte djali i nje krimineli une se kuptoj pse te shqetesojne komentet e njerezve kaq shume .
    Mundohu ta pastrosh vete ndergjegjen tende dhe jo tu mbushesh mendjen te tjereve.
    Nje keshille po te jap pa te ofenduar sa rri kot atyre salloneve verdalle mer ndonje edukim se ku i dihet do te te duhet nje dite se mire e the koha i shpjegon me shume gjerat.
    Po prinderit e tu nuk ndihen fare apo ua ka mbyllur syte Zeni me para

  • Mos u merrni me nje torrollacke si Armina se fyeni lexuesit dhe ulni dinjitetin tuaj !
    Njerzit duan me teper vemendje dhe problematika dhe jo vulgaritete dhe idiotesira !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *