VIDEO : Përgjimet e shqiptarëve të ISIS: Zoti e shkatërroftë Francën

Dita

Mediat italiane kanë publikuar sot një prej bisedave të shkëmbyera me e-mail, nga shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia të akuzuar për terrorizëm.

Në përgjimet e publikuara, njëri prej të arrestuarve shprehet se do të shkojë të takojë Lavdërim Muhaxherin, për të luftuar përkrah Shtetit Islamik.

“Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh”, shkruan ai.

Autoritetet italiane përmbyllën operacionin e koduar “Van Damme”, në kuadër të të cilit u arrestuan tre shqiptarë nga Kosova dhe një nga Maqedonia. Arrestimet u kryen një ditë më parë, ndërsa personi që konsiderohej truri i grupit terrorist u arrestua në Han të Elezit.

Shqiptarët e Kosovës kishin publikuar në ueb, një sërë fotografish ku shiheshin me armë në dorë. Nga hetimet rezultoi se katër të ndaluarit ishin tejet radikal dhe ekstremistë, duke shfaqur sjellje tipike si militantët e ISIS.

Nga hetimet e policisë dhe përgjimet telefonike është mësuar dhe kërcënimi për Papa Françeskun.

“Shqiptarët e Kosovës të arrestuar shpreheshin se, “ky Papë do të jetë i fundit”. Dy nga 4 kosovarët e arrestuar janë vëllezër”, informon “TG24”.

Biseda e përgjuar:

-Do të shkoj te Lavdërimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e shoh se, ai ndihet keq e Allahu ta mbrojë se ai është shpirti i Sheriatit. Allahu është i madh

-Bëji të fala nga unë, mos harro

-Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti.. Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.

Në bisedën e përgjuar pas sulmeve në Francë, shqiptarët shprehen plot urrejtje për Francën, dhe për sulmet që ajo ka ndërmarrë si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

“Zoti e shkatërroftë Francën, o Zot, që deri dje avionët e saj nuk kanë lëshuar karamele mbi Siri. Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë”.

Share This Article
3 Comments
  • Ore psikopat,ajo qe ke shkruar,vetem shqip nuk eshte,por sic duket ti do jesh ndonje nga ata shpellaret ,ose ndryshe si i thone -TOKE E XANUN.Shqiptar jam,por nuk te kuptoj fare cfar ke shkruar.Me ju,nuk behet shqiperia,po mos folet gjuhen zyrtare.Te dhjefja gjuhen.

  • Muhaxheri qe djeishte i punesuar tek BNDja german?
    Sa cudit gjen gjithemone pergjimet per xhihadistet e kur jo per korruptionin keta nderkombtare!
    Allez,fushata anti shqiptare ka filluar si di kur! Ate here ishim te gjithe tregtare rroge tash u bene te gjithe xhihadiste edhe pse shohish ma pak mjekra e ferexhe ne kosove e shqiperi se ne itrali apo France e german!
    Tash e rendshishme per shqiptaret eshte vetem te bejne lidhjet e zinxhirit antishqiptar me argatet e tij:arbana xharra ia Fillon,alma lama vazhdon,nje gaz été italiane pastaj tek germa et pastaj tek courrier des Balkans…..si puna e organeve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *