Disa shkencëtarë amerikanë kanë njoftuar se në 2016-ën do të fillojnë të provojnë tek njerëzit ilaçin e parë kundër plakjes. Sipas tyre ky ilaç është i aftë të ngadalësojë plakjen e trupit të njeriut dhe të na ndihmojë të jetojmë me shëndet të mirë deri në moshën 110 -120 vjeçare.
Sipas hulumtuesve metformina, një ilaç i zakonshëm që përdoret për trajtimin e diabetit, zgjat jetën e kafshëve. Tani autoritetet e SHBA-së kanë dhënë viston për të realizuar prova tek njerëzit që do të fillojnë në 2016-ën dhe mund të jenë revolucionare, informon “The Telegraph”
Në rast suksesi do të bënin që një person 70 vjeçar të ketë shëndetin biologjik që i korrespondon një 50 vjeçari dhe mund të jetojë në gjendje të mirë deri në 120 vjeç. Kështu ky ilaç mund të shënojë një epokë të re në mjekësi dhe të bëjë që mjekët të mos përqendrohen në trajtimin e sëmundjeve si kanceri, diabeti, alzheimer, por të shkojnë tek origjina e gjithçkaje: Plakja.
“Nëse vonojmë plakjen gjithashtu do të shtyjmë të gjitha sëmundjet që vijnë prej saj”, shpjegoi Gordon Lithgow një prej hulumtuesve, i cili theksoi se bëhet fjalë për një “zbulim revolucionar”.
Studimi tregon se metformina shton sasinë e molekulave të oksigjenit që hyjnë në qelizë dhe kjo, mesa duket, rrit fuqinë dhe jetëgjatësinë. /DITA

Zbulim vertet i rendesishem por kujdes qe ky ilac te mos i jepet asnjehere Saliut se na mbiu ne parlament deri ne moshen 120-vjecare pastaj !? Ore si nuk u be ndonje zbulim qe te neutralizoje etjen e pashuar per pushtet te disave qe edhe pse jane deficente nga truri arrijne te bejne hapa gjigande ne kariere ?Tung ! PS/ Edhe njehere kujdes qe Beqja te mos e fute kete ilacin e zgjatjes se jetes ne Shqiperi
E madhe kjo! Imagjino ti kemi keta nga 120 vjet ne politike.
Pellumb.Kete ilac duam nuk duam i Madhi i te Medhenjve i te gjithe kohrave tona do ta marri .Kjo shushenje ,qe ka pire gjak shqiptaresh, nuk vdes as nga zoti e as nga hasmi. Nese i japin ilacin e kundert ,sic u ka dhene ai ,kjo shushenje pellcet nga gjakua i zi.
Nuk besoje se ky zbulim i jashtezakonshem do te jet i lire ne treg per te gjithe.E para cmimi i tij do te jet shume i larte.Do te shtohet shume shpejte popullsia e botes qe do ti nxisi me shume luftrat.Do perballemi me nevojen e shtimit te prodhimit gje qe aktualishte mbizoterojne krizat boterore.Kjo do ti sherbeje njerzimin ne se bota bie ne paqe dhe kemi nje planifikim shkencor ne raportet ambjent ,njerez dhe prodhim.Kjo do te jete parajsa ne toke.
Shpatar ? Faleminderit qe me lexoni.Ne nje mendje me ju per komentin e metejshem.Nderime !
Ta kishin shpik kur ishte Enveri gjalle qe te jetonte 120 vjet dhe ta bente Shqiperine tamam te forte , dhe ti zhdukte fare besimet fetare qe na kane dale sot dhe po hane jeten e njerezve
brockulla shkencetaresh
Ato shkenctaret mire bejne per hater te kuriozitetit.
Po dreqit i duhet te jetoj 120 vjet.Po a nuk ngopen me kaq sa jetohet sot deri 80-100 vjet.
Jete ma te flliqte nuk mund te gjindet edhe pse nuk njohim ndonji tjeter per krahasim.Mjafton kjo bote sot dhe mjere kush e gezon.Te vije njeriu nga ana e anes dhe te marrin frymen pa i pasur gje prej gjeje borgj.