Emisioni “Fiks Fare” sjell një tjetër rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qyteti juglindor , Korçë. Një grua nga fshati Polosk i Korçës , pasi ka vajtur me bashkëshortin në spitalin e Korçës, për ta operuar për herrnin, mjekët ia kanë ofruar këtë shërbim kundrejt “kafes” së tyre. Në pamundësi ekonomike për të paguar mjekët, gruaja është detyruar t’i drejtohet emisionit “ Fiks Fare”.
Sipas M. R “ Para dy muajsh bashkëshorti im S. R, ka shkuar për t’u operuar për dhjamin në spitalin e Korçës, por mjekët i kanë kërkuar lekë. Ka qenë shefi i urgjencës Kujtim Shabani, i cili i ka thënë se për të marrë shërbimin e nevojshëm duhet të paguaj. Jemi të dy të papun dhe nuk kemi mundësi finaciare për të kryer operimin. Ju lutem na ndihmoni”. Kaq ka mjaftuar që gazetarët e këtij emisioni të nisin investigimin.
Fillimisht M. R dhe S. R kanë kontaktuar me shefin e urgjencës Kujtim Shabani, bashkëshortja e pacientit, i ka rikujtuar bisedën para dy muajsh, mjekut, i cili ja ka prerë shkurt “ në atë kohë nuk kishit mundësi, tani jeni gati? Të flas me kirurgun dhe takohemi”. Pasi shefi i urgjencës, takohet me kirurgun, ai bisedon me pacientin S. R dhe bashkëshorten e tij, M. R, ku u tregon se operacioni shkon tek 20 000 të reja. Ndërkohë që operacioni do të kryhej ne spitalin e Korçës. Pas kryerjes së analizave (ditë e enjte), pacientit i kërkojnë që të rikthehet ditën e hënë për të finalizuar operacionin. Të hënën gazetarët e Fisk Fare kanë shkuar bashkë me bashkëshortët në spitalin e Korçës.
Fillimishtë gazetarët kanë kontaktuar shefin e urgjencës Kujtim Shabani , i cili pasi i ka pyetur nëse pacienti ishte gati ( a i kishin marrë masat për lekët), ka kontaktuar me kirugët, duke e dërguar më pas të sëmurin në paradhomat e operacionit. Më pas të afërmit e pacientit ( ku ishte edhe një gazetare e Fiks Fare) shoqërohen për tek kirurgu I cili do kryej operacionin, Landi Ballço. Kirurgu Ballço, fillimisht ka kërkuar 5 000 lekë, për rrjetën që do i vendoste pacientin, ose jep alternativën për ta blerë në farmaci. Ndësra për pagesën tjetër, kirurgu është shprehur se nuk bëhet pazarë para operacionit. Pas daljes me sukses nga operacioni, kirurgu ka kontaktuar sërishtë me familjarët e pacientës, ku është shprehur se “ operacioni ka dalë me sukses.
Ndërsa u ka kërkuar familjarëve 5 000 lekëshin e rrjetës, ai u ka kujtuar se duhet të paguheshin edhe dy kirugët e tjerë dhe anestezisti. Madje kirurgu Ballço ka dhënë edhe alternative për shumat që mund të paguheshin mjekët e tjerë, ku sipas tij u jepet nga 3000 – 4000 lekë sipas dëshirës dhe mundësive së këtyre të fundit.
Pas insistimit të gazetares së “Fiks Fare” për sasinë e lekëve që duhej të jepte, mjeku është shprehur se këtë pazar e kanë vendosur familjarët me shefin e urgjencës Kujtim Shabani. Kjo ka bërë që gazetarja e “ Fiks Fare” t’i jepte kirurgut Landi Ballço, 5000 lekë për rrjetën, dhe 15000 lekë për dy kirugët si dhe shefin e anestezisë, që sipas kirugut Ballço kanë asistuar në operacion.








nje mjekesi ku dredhen kontribute sigurime shendetesore nga fukarenjte me rroga 20000 deri ne 30000 leke dhe mjekesi rrushfeti .
turp,te pangopur.
keta duhet denuar dhe varrur kur u marrin dhe te semureve me kancer,qe jane ne dite te fundit
Plehra me bluza te bardha. Shemtia e shpirtit ju dallohet dhe ne surratin prej shimpazeje. Kur do te fshihen nga faqja e dheut kjo rrace hajdutesh ?
Po te ndrrosh vaj dhe filtra sa edhte pazari ,??
Keta nuk Jane mjeke,Por as njerez nuk Jane.Keta Jane shtaze qe edhe surratin nuk e Kane si njerez.T’i lid himn me lit are pas ndonje makine dhe t’i heq in zvarre rrugeve te qytetit para gjithe Popullit .
Kam qene i shtruar ne spitalin e korces dhe me keqardhje e them se eshte ne gjendje katastrofike.Duhet nje nate dimri dhe nje dite behari per te shkruar te metat e spitalit te korces,sidomos te personelit.
E zhgenjyer nga perrallat e beqirave te rilindur, se me ardhjen ne pushtet do vendosnin shtetin e te drejtes ligjore dhe se do t’a benin “falas” mjeksine, gruaja ne vend qe t’i drejtohej organit “kompetent” per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, shkon dhe i qan hallin nje emisioni televiziv.
Per pará beqira, se “besimi” i leshkove ke ju ka arritur kulmin…
Per pará
Turpi i njerezimit dhe mjekesise . Rroge marin Te gjitha privilegjet e mjekut i kane ,
Turpi i njerezimit dhe mjekesise . Rroge marin Te gjitha privilegjet e mjekut i kane ,por me e shemtuara ne kete histori , rjepin fukarain sepse ai qe ka shkon ne spital privat .Nuk rri te degjoje dhe tangerlliqet e ketyre mjekeve te pa afte qe dhe taksa nuk paguajne duke folur poshte e perpjete se na mbyten ne taksa