Edhe Britania e Madhe ka nisur sulmet me avionë kundër ISIS-t. Avionët e llojit RAF Tornado, kanë kryer sulmet e para mbi Siri, ku shtrihet shteti në fjalë.
Sulmet fokusuan 6 objektiva në një fushë nafte të konstrolluar nga militantët e Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, shkruan BBC.
Vendimi u mor një ditë më parë nga 397 deputetë britanikë, pas 10 orësh debat në Dhomën e Komunave. 223 vota ishin kundër nisjes së aksionit. Dy nga katër avionët, tani janë rikthyer në bazë. Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se ky ishte “sulmi i parë në Siri”.

Amerika.. Britania e madhe… Franca… Gjermania.. rusia.. E shume shtete te tjera qe te pakten behen 1 milirad po luftojnr kundra isisi, shkelqyeshem eshte kjo, po a me shpjegon njeri se sa eshte numeri i isisi me gjithe kete lufte? Apo seicili shtet ne kete ndeshje po preazanton armet moderne dhe muskujt… Bull shit…”Forca eshte donesia e mendjes”