Kam në dorë një libër të ri, të mrekullueshëm, dhuratë nga miku im Moikom Zeqo. Është libri i tij më i ri, “Zodiac”, botuar ditët e fundit nga shtëpia botuese e njohur “Zephyr Press”, në Masaçusets (SHBA). Lexoj poezitë e tij dhe kuptoj pse përkthyesit e tyre, Anastas Kapurani dhe Wayne Miller, morën përsipër punën e vështirë për përkthimin e këtij vëllimi në anglisht, në gjuhën që lexohet më shumë në të gjithë globin. Kuptoj, gjithashtu, përse poeti i njohur ukraino-amerikan, Ilya Kaminsky, i cilëson poezitë e Moikomit në këtë vëllim si një “kozmologji” më vete, i krahason ato me “Komedinë Hyjnore” të Dantes dhe me “Katër kuartetet” e T.S.Eliotit (për këtë vepër Elioti u nderua me Çmimin Nobel), si dhe me “Elegjitë e Duinos” të Rilkes,- ndërsa autorin e tyre e konsideron “si një ndër të rrallët poetë në kohën tonë që synojnë madhështinë”.
Poezitë e këtij vëllimi janë në anglisht dhe në shqip dhe i japin mundësi kujtdo që t’i lexojë e të mrekullohet prej tyre. T’i lexojë e të rreket pas tyre në labirintet e thella të historisë, në kohë të shkuara e të ardhshme, në këtë botë dhe në botë të tjera, të vjetra e të reja, reale e të imagjinuara.
Është gjithnjë po ai Moikom që kemi njohur për dekada me radhë: poeti erudit – më erudit se të gjithë poetët tanë – arkeologu i thellësive të historisë e të shpirtit njerëzor, intelektuali publik i shqetësuar dhe i angazhuar. Por, këtë herë, me këtë vëllim elegant, tronditës e stimulues për mendimin, ai vjen, siç shkruan Kaminsky, si një poet që është “vërtet i gjerë e kompleks” dhe që me talentin e tij poetik, prej mitologjive e traditave të lashta flet me një zë të ri, që është njëherësh i bukur dhe i jashtëzakonshëm.
Poezitë e Moikomit kanë një gjuhë që reflekton jo vetëm thellësinë e një mendjeje që gërmon në lashtësi, në qytetërimet e para të racës njerëzore, por edhe përmbajnë metafora të shumta që e bëjnë çdo varg një mendim më vete dhe çdo mendim një varg a një poezi të re. Përkthyesit e tyre duhet ta kenë pasur shumë të vështirë t’u jepnin mendimeve e fjalëve të Moikomit kuptimin, peshën, ngjyrën dhe tingullin e tyre të vërtetë, siç i gjejmë ato realisht në poezitë e këtij vëllimi-atë kuptim, atë peshë, ato ngjyra dhe ata tinguj që asnjë tjetër poet shqiptar nuk ka mundur të na i dëshmojë deri më sot.
Moikomi është një poet sui generis,pa të ngjashëm në racën e poetëve shqiptarë dhe unë mendoj se, kjo shoqëri post-teknologjike në të cilën jetojmë e ka veçuar atë prej të gjithë atyre që, duke shkruar poezi që të ishin të pëlqyeshme për tregun letrar, kanë humbur kuptimin e vërtetë poezisë dhe, mbi të gjitha, trazinë e shpirtit krijues si antidot i babëzisë së tregut. Moikomi, siç thotë Miller, është një poet “gjithnjë i mërguar”, pa të tjerë poetë rreth e qark tij, por, paradoksalisht-dhe për meritën e tij-i rrethuar nga më shumë njerëz që e duan dhe e çmojnë se çdo poet tjetër që kam njohur deri më sot. Sepse, ndërsa si njeri, Moikomi është edhe poet, si poet, ai është, në rradhë të parë, njeri.
Brezi i lexuesve të rinj shqiptarë, fatkeqësisht, nuk është i njohur me krijimtarinë poetike të Moikom Zeqos. Në antologjitë e letërsisë shqipe emri i tij përmendet rrallë. Sepse, ashtu si në jetë ose në politikë,edhe në poezi Moikomi nuk është konformist. Ai nuk i përket një shkolle të caktuar dhe nuk ua nënshtron mendimin, stilin ose vargun e tij kanoneve të njohura letrare, por krijon të tjera rregulla, që përjashtojnë çdo sistem dhe çdo rregull.
Nuk është mendimi i Moikomit që u nënshtrohet rregullave, por rregullat që i binden mendimit dhe talentit krijues të tij. Kjo e veçon atë nga të gjithë poetët e tjerë dhe e bën të qëndrojë mbi ta.

Ky njeri eshte thjeshte i jashtezakonshem!
E megjithate i PA PUNE!
Po na citoni diçka dhe ketu qe te lexojme dhe ne ndonje poezi te Moikomit! Ku ti gjejme? Jashte temes: perse kur postoj komentin me thote : sikur po i postoni shpejte komentet, uleni pak ritmin?! E çuditeshme kur une vetem nje koment kam bere ne kete gazete. Ju moderator mos u beni te bezdishem, te pakten. Boll na bezdisin ca gjera te tjera.
Padyshim eshte nga njerzit me erudit ne dekatat e fundit. Me integritet, i drejtperdrejt dhe antikonformist. Kjo e fundit e ka bere qe te mos konsiderohet pasi politika sot kerkon konformist. Keqardhje per politiken qe ka stimuluar mediokritetin dhe le jashte saj njerez te tille.
I uroj Moikomit jete te gjate dhe prodhimtari intelektuale!
Po ku eshte I madhi Moikom para Fate Velaj dhe Henri Cilit ?
Pyetni Kryeministrin tone psikopat .
Bravo Fatos Tarifa, nje esse mjeshterore per nje poet dhe njeri te shkelqyer.
Njeri i ditur dhe modest, dhe qe fatkeqesisht e ka shperdoruar kete fakt duke qene me i sinqerte seç duhet, plus qe ne Shqiperi njerez te tille nuk u mbarojne pune “udheheqesve tane”. Fatkeqesi e madhe.
Kam pasur rasti te punoj me Z.Moikom dhe ka respektin me te madh.
Ai ne çdo moment krijon, dhe kur flet per nje ide, te tjera jane gati per t’u shkruar; ky eshte Moikomi i palodhur dhe qe i ben nder historise dhe kultures shqiptare.
tanja
Njeri i ditur dhe modest, dhe qe fatkeqesisht e ka shperdoruar kete fakt duke qene me i sinqerte seç duhet, plus qe ne Shqiperi njerez te tille nuk u mbarojne pune “udheheqesve tane”. Fatkeqesi e madhe.
Kam pasur rasti te punoj me Z.Moikom dhe ka respektin me te madh.
Ai ne çdo moment krijon, dhe kur flet per nje ide, te tjera jane gati per t’u shkruar; ky eshte Moikomi i palodhur dhe qe i ben nder historise dhe kultures shqiptare.
Moikom Zeqo ,
eshte nji nga figurat me te shquara te intelektualit te vertet Shqiptare ne ate vend
dhe meriton rrespekt dhe vleresim nga ky shtet .
Ndoshta dikujt i duken gjera pa rendesi ,qe mosVleresimi ,i intelektualit si M.Zeqo,
nuk perben dicka te madhe ,per ate shtet dhe shoqeri , por un do thosha se pikerishte ktu ..ne kto vleresime ,jane vendosur themelet e shoqerive te civilizuara .
Dhe nqs do ti referohemi shoqerise shqiptare sot ,udhehequr ne cdo post drejtues ,nga pseudot e cdo fushe ,kuptojme qarte ,perse gjithcka ne ate vend ka degraduar dhe niveli asaj shoqerie ne cdo fushe arti-kulture etj i ngjan nji kazani plehrash .
Rrespekt M.ZEQO dhe shume shendet e jete .