Urbanët e Beratit

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Dita! Po sjell një fakt që tregon si injorohen interesat e publikut, si përfitojnë nga halli i tyre. Në dalje të Beratit në kombinat, është ndërtuar terminali i udhëtarëve. Aty zbresin udhëtarë nga Vlora, Gjirokastra, Tirana, Korça, Athina dhe udhëtarët e rrethinave të Beratit si Kuçova, Poshnja, Pobrati, Lumasi, Lapardhaja, Kutallia etj. Qytetari aty merr urban të shkojë në lagjet Çelepias, Goric, Mangalem, te Spitali e në Uznovë. Edhe kur del nga Berati udhëtari merr urban për të ardhur sërish te terminali ku presin linjat e rretheve. Kuptohet sa lodhet një i moshuar, një i sëmurë për spital, një grua me fëmijë, një invalid në diell e në shi. Po si duhej bërë? Sipas meje, terminali duhej në Uznovë. Mjeti kështu përshkon qytetin, i merr dhe i zbret udhëtarët në destinacion, pra nuk i duhej fare urbani. Mirëpo i duhet privatit Dita. Biznes i sigurt apo jo? Ruhet mjedisi? Jo, ai ndotet nga cilësia e asfaltit. Xh. Cora

 

Share This Article
1 Comment
  • I nderuar qytetar qe ke shkruajtur per kete problem. Arsyeja perse terminali i udhetareve eshte ndertuar ne dalje te qytetit eshte pikerisht per te menjanuar trafikun brenda ne qytet. Gjithe shtetet e civilizuara qe ne enderrojme te jemi si ato i kane terminalet e udhetareve pikerisht ne periferi dhe asnjehere autobuset e linjave nuk kalojne permes qytetit. Persa i perket sherbimit te transportit urban eshte permiresuar ndjeshem pasi autobuset jane me komode dhe me te rinj. Gjithashtu aksi Uznove Kombinat tani pershkohet ne nje kohe me te shkurter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *