Ngjyra terrorizmi në vrasjet e Kalifornisë, si ndryshoi amerikani i qetë Farook

Alqi Kociko

Autoritetet amerikane nuk janë ende të bindur nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, por autorët e ngjarjes së djeshme në San Bernandino të Kalifornisë janë identifikuar si një çift i devotshëm muslimanësh dhe policia nuk sheh asnjë indicie për ta klasifikuar si shpërthim momental.

Sipas LA Times, Syed Rizvan Farook, 28 vjeç, i lindur në SHBA ndodhej në festën që zhvillohej në një agjenci për ndihmën ndaj njerëzve me aftësi të kufizuar, por u largua befas për t’u rikthyer i armatosur në uniformë të plotë taktike sulmi, së bashku me bashkëshorten e tij Tashfeen Malik, 27 vjeç.

vra1

Viktimat, 14 gjithsej, u ekzekutuan me gjakftohtësi njëri pas tjetrit. Farook ishte specialist mjedisor në departamentin e Shëndetësisë së qarkut dhe përshkruhet si musliman “i përkushtuar”.

Por sipas LA Times, ai thuhet se ka udhëtuar për në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti dhe u kthye me një grua dhe një fëmijë, e përshkruar prej tij si farmaciste. Gjithsesi, motivimi nga ekstremizmi fetar mbetet ende për t’u konfirmuar.

Nga disa hollësi dhënë rrjetit amerikan CNN nga drejtori i Këshillit për Marrëdhëniet Islamike Amerikane në Los Angeles, mësohet edhe për tronditjen që ka pësuar familja Farook, e cila nuk arrin dot të shpjegojë se ç’mund t’i ketë shtyrë dy të rinjtë që të kryejnë këtë vepër kriminale.

Sa i përket autorit, profili i tij psikologjik ndërtohet si njeri i heshtur, që nuk hapte biseda, por mjaft i përkushtuar në punë, duke e kaluar kohën në terren. Së fundi kishte nisur të rriste mjekrën. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Faruku i lindur ne USA, ashtu si ” Vellezerit e Besimit ” te lindur ne France. Myslimane ” te perkushtuar “, sic thote lajmi. Ashtu si dhe ” te perkushtuarit ” myslimane te Parisit. Vrane njerez kot ata ne Paris, vrane njerez kot dhe Faruku ne USA. Natyrisht vrane ‘ te pa fete ” si i percakton Kurani gjithe jo-myslimanet. Por mire beri Faruku. Mbase kjo bote do akoma te shohe gjak te derdhur qe te besoje se eshte ne lufte. Dhe te largoje miopine e politikes sotme per te shpetuar vehten me nje tjeter politike.

  • KETA JANE TERRORISTE SUNITE QE PUNOJNE ME QETESI E DASHURI, DEVOTSHMERI DHE NDERSHMERI.
    Flamuri i tyre a i ZI e Kuq, si ai i ballistit. Po me flamure cpaten?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *