Një vajzë shqiptare 24-vjeçare akuzohet se i ka marrë përmes mashtrimit, 100 mijë USD një të moshuari në SHBA duke e gënjyer se vuante nga kanceri në tru.
Anisa Lega, nga Arlingtoni, SHBA nisi punë si pastruese në shtëpinë e një 84-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Mediat në SHBA bëjnë me dije se 24-vjeçarja shqiptare nisi t’i merrte përmes mashtrimit shuma të mëdha të moshuarit, duke pretenduar se i nevojiteshin për t’u kuruar.
Fillimisht i mori 30 mijë USD për operacionin, por e reja nuk ishte mjaftuar me kaq; ajo kishte vijuar t’i zhvaste lekë të moshuarit për fatura, shkollën, makinën.

Ia zhvati, por a ia dha njehere?