Shënim për një foto historike në rrjet dhe “historianët” e gazetarisë fast-food

Alqi Kociko

Një gazetar ka hedhur një foto historike në fb dhe Mapo online i ka bërë jehonë duke e komentuar. Gazetari thotë se fotoja në fjalë është e janarit 1944, dhe pastaj bën komentin e vet.

Fakti është që në janar 1944 shqiptarët, edhe ata filo-pushtues, nuk i bënin thirrje Duçes të çlironte “Shqipërinë etnike”, sepse Duçja ishte përmbysur në kohë e me vakt, dhe në shtator 1943 Italia kishte kapitulluar.

Musolini pasi ishte shpëtuar nga arresti me ndihmën e një grupi komandosh gjermanë, kishte themeluar republikën kukull të Salosë në veri të vendit, nën ombrellën gjermane.

Fotoja është e pranverës 1940, pjesë e një albumi propagandistik pas një vizite dhe turneu të kontit Ciano në Tiranë dhe qytete të tjera, Durrës, Shkodër, Sarandë etj.

Lehtësia “e papërballueshme” me të cilën jepen të dhëna historike të lëshuara në tym, ose që te paktën nuk verifikohen e korrigjohen më pas, është një tjetër produkt i realitetit dhe kohës që po jetojmë.

Share This Article
12 Comments
  • Kjo asht foto historike e kendeshme.Por e dini se kush qesh i fundit fiton.
    Dy zoterijte Duçe & Hitler falimentuan me patkoi nga dielli.Juve kush ju pengoi te merrnit cfare kishit shkruar ne parulle.A po e donit dhurate ne tabakan e kafes bashkimin,meqe kishit bere gjithe ate pune kolosale te shkruar ne parulla qe i mbanit gjithe vullnetshem nder duar.Peshe e rende per ferishte te brishta krahesh kuislingesh.
    He de cu bete!

  • Nje shembull tipik se sa lehte eshte qe, dashakeqet dhe mashtruesit, mund te falsifikojne historine. Nuk ka dyshim se, shume lexues te painformuar, e kane marre kete fotografi, dhe diçituren e saj, te mireqene. Faleminderit Dita.

  • KOSOVA E CAMERIA JANE TONAT thote parrulla ne 1940! Deshira reale sot ne 2015! I drejtohet Hitlerit! Natyrisht, se ai njihte vendet etnike sipas parimit : Nje komb, nje gjuhe, nje shtet! Kujt ti drejtohej shqiptari atehere, atyre qe ja copetuan vendin, Jugosllavise apo Greqise?

    • I drejtohej Gjermanise qe i thoshte shqiptareve “Shprehje gjeografike” , qe solli Otton ne Arvaniti dhe bashke Qishen Gerke e bene Gerqi ! Qe solli Widin ne Shqiperi dhe bashke me Tomsonin nxiten dhe bene “Vorioepirin” 1914 !

      I drejtohej Italise , pjese e Tratktatit te Fshehte te Londres , e cila parashikonte te merte Shqiperine qendore pasi greku merte ate jugore , ndersa serbi ate veriore !

      Ce pyt moooo …. miq te medhenje gjithandej or ti kokra e injorantit dhe bedelit antishqiptar !

  • Po normal qe injoranca do te beje qe gjithkush te talle bythen me shqiptaret ! Analfabetizmi real eshte bere galopant ! Analfabetizmi funksional , qe dijne te lexojne germat dhe fjalet , por nuk kuptojne se cfare lexojne ka shkuar 80% te atyre qe kane bere shkolle ! ha…ha…ha…ha…

    Cfare i duhet shkolla kafshes , vecse pe cirk ?

    PRANDAJ SHQIPERIA DHE TROJET SHQIPTARE JNE NE KETE GJENDJE , JA NJELLOJ SI ATEHERE KUR POPULLI SHQIPTAR ISHTE 98% TOTALISHT ANALFABET

  • Kush jane me reale?Jane keto dy parrulla “Irredentiste”,nacionaliste,fashiste-naziste,apo parrullat: “Trieste i perket Jugosllavise” “Tito,Stalin,Enver” “Zbatojme vendimet e AVNOJ”,Kosova e Jugosllaise.

  • Termi Shqiperi Etnike nuk eshte per komunistet e pjellur nga bushtra Serbosllavi. Kjo parrulla Kosove e Cameri jane tonat – ne kohen e Enverit te dergonte nja 20 vjet ne Spac a Burrel.

  • Per mua foto eshte montazh,,,,me qartesi ne disproporcionin e permasave te pankartave me ato te njerezve.
    Kush eshte gazetari ???A ka emer hedhesi ne Facebook I kesaj fotoje,,,,te cilen hajvanet e mapo online kane vrapuar t’a shfaqin e t’i bejne jehone?????
    Kujt i interesoka amplifikimi I “zulmes” pushtuese te kohes se kontit Ciano?????
    Besoj se duhet te jene te interesuar ata qe duan te varrosin kujtimin e shkelqyer te Vasil Lacit ,djaloshit vunjotas ,qe e priti xhuxhin perandor me plumba.
    Ne esfel te gomereve hajvanet e mapo online!

  • Personi me borsalino,qe mban parrullen:”Prej Duces dhe Hitlerit presim lirimin e vendeve tona'”,duket si Enver Hoxha.Gjithmone e ka pasur nje plan B.Edhe Kim Filbi duket amator para tij.

  • O SHOKET E DITES,

    ITALISE DHE GJERMANISE JU TI HANI M…. EDHE SOT.

    KOSOVA DHE CAMERIA JANE SHQIPERI, KY ESHTE FAKT QE JU DHEMB SYTE.

    VDEKJE KOMUNIZMIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *