Vrau vjehrrin, dënohet me 35 vite burg

Saimir Lleshi

Do t’i duhet të kryej 35 vite burg për vrasjen e ish-vjehrrit të tij dhe plagosjen e rëndë të ish-vjehrrës.

Gjykata vendosi këtë masë dënimi për shtetasin Altin Aluku, duke e shpallur fajtor për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 17 maj të këtij viti.

Ngjarja ndodhi në Kashar të Tiranës, ku vrau me armë zjarri shtetasin Lutfi Xhaferri dhe plagosi rëndë bashkëshorten e tij, Naime Xhaferri. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, gjykata vendosi këtë masë sigurie.

Nga hetimet e Prokurorisë sw Tiranës ka rezultuar se, në datën 17.05.2015, rreth orës 05.30’, viktima Lutfi Xhaferi dhe e dëmtuara Naime Xhaferi, kanë dalë nga banesa e tyre e ndodhur në fshatin Kashar dhe së bashku kanë shkuar në lagjen “Kamberaj” të këtij fshati, me qëllim për të pritur furgonin, me të cilin e dëmtuara do të shkonte në Tiranë për të shitur qumësht dhe produkte të tjera fshati. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *