Britania nis sulmet kundër ISIS

redaktor

Menjëherë pas bekimit të Parlamentit, Britania e Madhe nisi ofensivën ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri.  Katër avionë Tornado, që u ngritën nga baza në Akrotiri, në Qipro vunë në shenjestër  “territoret naftëmbajtëse në Omar, në lindje të Sirisë, të cilët janë nën kontrollin e Shtetit Islamik”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon, e cilësoi sulmin ajror “të suksesshëm”. Ai kishte miratuar shenjestrat përpara votimit në Dhomën e Komunëve.

Deputetët britanikë mbështetën ofensivën ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, me 397 vota “pro” dhe 223 “kundër”, pas një debati që zgjati 10 orë, të mërkurën.

Mëngjesin e së enjtes, gazetat në Damask kritikuan vendimin e Britanisë së Madhe për ofensivën kundër ISIS. Zyrtarët sirianë këmbëngulin që Britania e Madhe dhe aleatët e saj duhet të ndjekin shembullin e Rusisë për ta koordinuar fushatën me qeverinë siriane, sepse përndryshe nuk do të kenë sukses.

Aktivistët dhe grupet opozitare ndjehen të braktisur nga Perëndimi, që nuk i dha një mbështetje të tillë ushtarake për të rrëzuar Al Asad, ndërsa sirianët në Damask mbështesin çdo sulm kundër Shtetit Islamik.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *