Policia e Tiranës ka ndaluar një 43 vjeçare e cila punonte si kamarierë në një lokal në rrugën “Hoxha Tasini” në kryeqytet. 43-vjeçarja akuzohet se në datën 1 dhjetor në orën ka goditur me tavëll në kokë një 75 vjeçar.
Mësohet se shtetasi me inicialet Sh.H ishte ankuar se i’u vonua kafeja. Por, kamarierja me inicialet L.Sh ka reaguar shumë keq pas këtyre ankevave, dhe sipas të dëmtuarit, e ka goditur me tavëll në kokë.
“Më datë 01.12.2015, iu referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në orën 10:00, në rrugën “Hoxha Tasim”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Sh. H., 75 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndaj kamarieres është ngritur akuza e veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

haahha, akt terrorist..justifikimi , ishte me ato…ose plaku qe smbante syte hapur pa dashje mbylli syte dhe nusja ja ktheu….si kamariere e ndershme qe do ket qene…ose si sunite, ne gjak dhunen…