Aron Anderson është fëmija më i vetmuar në Angli, i cili duket se për këto krishtlindje do të marrë me qindra kartolina për Krishtlindje, falë një fushate në rrjetet sociale. Aron është i vetmi nxënës në shkollën lokale, në ishullin e vogël skocez, Out Skerries dhe është 10 vjeç.
Historia e tij preku me mijëra njerëz në rrjetet sociale, të cilët duan t’i thonë fëmijës ishullor se nuk është vetëm, por në shoqëri të mirë. Ross McMahon, një përdorues i faqes Reddit në internet tregon: “ Mora dijeni për historinë e djalit Aron, dhe vendosa që të organizoj diçka të bukur për atë. Telefonova në shkollë-vijon Ross-, javën e kaluar, për të vënë në dijeni prindërit dhe mësuesen që do të vinin disa letra për djalin. Dua që në fytyrën e tij të “stampohet” një buzëqeshje e madhe”.
Të vetmit shokë që ka Aron janë rosat, delet dhe qeni. Mësuesja e tij Jean Harlow, çdo ditë e çon që të bëjë një shëtitje të gjatë, i cili sipas saj, ky është një moment që të shkojnë të kërkojnë ndonjë gjë të veçantë.
Denise, nëna e Aron, shpjegon: “Aron kalon shumë kohë me të rriturit dhe kjo e ka ndihmuar që të maturohet pak më shpejt. Pavarësisht kësaj, atij i pëlqen që të luajë më fëmijët e tjerë”.
