Një grup i qytetarëve të Durrësit, mes tyre krijues e artistë, kanë vendosur të organizojnë nismën qytetare “Libra për të burgosurit” (Books for Prisoners), nëpërmes së cilës do të grumbullojnë libra, e më pas ato do të ua dhurojnë të burgosurve që vuajnë dënimet e tyre në burgjet e Shqipërisë.
Organizatorët njoftojnë se qytetarët që janë të interesuar të dhurojnë libra mund t’i dërgojnë ato më 5 dhjetor në Flagship Center, në Durrës.
Ky aktivitet ka për qëllim të nxisë kulturën e të lexuarit edhe tek kjo shtresë e shoqërisë. Moto e kësaj nisme është “Kemi nevojë për libra, për shumë libra. Mos hezitoni të dhuroni!”.
