Kostot e ndërtimit bien në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit ta Statistikave në tremujorin e tretë 2015, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) u ul me 0.1%, krahasuar me një vit më parë. Për tremujorin e tretë të vitit, indeksi i kushtimit arriti 0.4%.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime page” me 1,6%. Ndërsa ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime materiale” me 1,3% pasuar nga grupi “Shpenzime energjie” me 0,8%.
Në tremujorin e tretë 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime page” me 0,9%. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e patën nëngrupet “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 0,6% dhe “Materiale ndërtimi” me 0,3%. Indeksi i grupit ”Shpenzime të tjera” u ul me 1,2%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime transporti” me 0,1% secili. /Dita/
