Publicisti Fatos Lubonja nuk e shikon problemin e terrorizmit tek Islami, por tek shkaqe të tjera. Duke reaguar për sulmet, ai thotë se sulme të tilla nuk duhet të lidhen me fenë Islamen, por ato lidhjen me varfërinë, problemet sociale, etj.
Lubonja thotë se myslimanët kanë bashkëjetuar prej shekujt me besimtarët e feve të tjera, duke përmendur këtu Perandorinë Osmane, një perandori e cila kishte brenda vetes kombe dhe bashkësi fetare të ndryshme, si të krishterë, apo hebrenj.
“Po të shikojmë historinë, ajo na tregon gjithashtu se vërtet ka pasur plot luftëra fetare, por popujt me fe te ndryshme kanë mësuar edhe të bashkëjetojnë e të respektojnë besimet e njëri-tjetrit. Këtë e tregon edhe historia e Perandorisë Osmane ku kemi bërë pjesë edhe ne ku popujt me fe të ndryshme kanë bashkëjetuar me myslimanët, se po të kishte qenë ndryshe në afro 500 vjet dominim të osmanëve myslimanë në Ballkan nuk do të kishte pasur më asnjë ortodoks apo katolik dhe nuk do të kishte mbetur kishë e sinagogë më këmbë në Ballkan.
Madje ka qenë një kohë kur hebrejtë vinin në Perandorinë Osmane sepse persekutoheshin nga të krishterët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me të krishterët që kanë jetuar në tokat arabe ku sot po u bëhet jeta gjithnjë e më e vështirë nga ekstremistët islamikë. Kjo bashkëjetesë, që s’mund të fetishizohet sigurisht, sepse ka pasur edhe diskriminime, ka ndodhur sa në sajë të ekuilibrit të forcave të ndryshme aq edhe në sajë të fesë si mënyrë jetese që u ka mësuar njerëzve se duhet të duan njeriun dhe jetën dhe jo t’i vrasin ato.
Unë mendoj se kjo frymë e bashkëjetesës me tjetrin në paqe është mbizotëruese në botën Islame edhe sot, kurse aktet terroriste që shohim nuk e kanë inspirimin nga Islami, por nga problemet sociale ekonomike të injorancës, të nacionalizmave, të korrupsionit e abuzimit të elitave sunduese në vende të botës Islame apo në frustrimet social ekonomike të emigrantëve me fe islame në Evropë, që pastaj instrumentalizojnë islamin duke përdorur atë që e quajta principi i tij identitar”, thotë Lubonja në një intervistë për Lapsi.al.
Ai shprehet se Shqipërisë për momentin nuk i vjen asnjë rrezik nga feta, pasi sipas tij, ato s’kanë asnjë ndikim.
Sipas Lubonjës, ndikimi i tyre duhet të rritet, pasi do ta bënte shoqërinë shqiptare më të mirë.
“Historia jonë përkon me këtë periudhë. Që me fillimin e shteti shqiptar nacionalizmi dhe pastaj nacional komunizmi e kanë shtypur fenë dhe kanë ushtruar persekutim mbi klerin dhe besimtarët. Edhe me rilindjen e feve pas viteve ’90 roli i tyre në jetën politiko social kulturore të vendit ka mbetur ende shumë i dobët për të folur për rreziqe të ndërhyrjes së feve në punët e shtetit. Sot për sot rreziqet na vijnë nga ky shtet sekular dhe jo nga ndërhyrjet e fesë dhe klerikëve në punët e shtetit. Përkundrazi ne kemi nevojë që fetë si mënyrë jetese të kenë më shumë ndikim në edukimin e qytetarëve për të përhapur ato mësime themelore morale të dashurisë, të faljes e paqes, parime morale të tilla si “mos vidh”,“mos vrit” që janë krimet më të rëndomta në shoqërinë tonë të sotme.
Mirëpo shumë nga kombëtaristët tanë, duke e parë edhe ata fenë si princip identitar dhe jo si mënyrë jetese, sikur e harrojnë qoftë historinë tonë qoftë realitetin që po jetojmë dhe kërkojnë ushtrimin e pushtetit superior të kombëtarizmit mbi fetë nga frika e instrumentalizimit të tyre. Unë, përkundrazi, gjykoj se instrumentalizimi i tyre mund të vijë nëse vazhdojmë të neglizhojmë luftën për njeriun e lirë nga varfëria, injoranca, dhuna dhe padrejtësia”, thotë ai.

O Fatos ti je i semure mendor i certifikuar qe nga koha e burgut. Por keta gazetaret qe botojne traplliqet e tua duhet te shkojne tek psikiatri dhe te vizitohen urgjentisht.
Fatos me duket se ketu je gabuar pak. Qe feja ka dimensione identitare nuk mund te mohohet dhe nje pjese e shqiptareve me sa duket se fundmi po ndjekin nje trajektore e cila i drejton drejt radikalizimit dhe jo aplikimit te moralit te duhur fetar. Dogma me duket se po dominon nje pjese te konsiderueshme te muslymaneve dhe urimi eshte qe radikalizmi mos te fitoj betejen brenda filozofise fetare te islamit. te aplikuar ne Shqiperi. Kjo ne te vertete eshte nje beteje e perbotshme por ne kushtet e Shqiperise behet me e ndjeshme dhe historia na meson te jemi te kujdesshem me analizen dhe trajtimin e ketij fenomeni. Kam frike se instrumentalizimi qe ti i referohesh mund te kete pasoja te kunderta nga ato qe ti mendon se jane te rrezikshme per shoqetine shqiptare. Sot lexova qe Shqiperia mund te jete ne nje udhekryq historik I cili mund te kete pasoja te konsiderueshme per te ardhmen e vendit
ja pra, nji nder viktimat e virusit idiot berisha ,
q ne ate vend nuk jane te paket .
berisha eshte nji nder viruset me te ndyra e te rrezikeshme per njerezimin
ai eshte nji Pest Njerezore per cdo shoqeri .
Shifeni kte surrat , qe nga nji qytetare normal i atij vendi ,
eshte shndruar ne nji alabak ordiner ,ne nji tru talibani histerik
Jo mor jo nuk eshte problemi tek ata qe besojne tek Kurani tek Bibla apo tekTelmudi.
Problemi eshte tek { tempullaret tek kriqezata e re } qe duhet te shkoje per te shpetuar vendet e shenjta nga shejtani,, qesharake e per te revoltuar me aventurieret e kriqezates se re. Keta tempullar kristjane qe nuk besojne tek keto tre libra te shenjte,kane gjetur shume
muslimane qe nuk besojne po tek keto libra te shenjte,per te shpetuar shenjterine e ketyre
tre librave.Kete radhe nuk flitet per shpetimin e varit te Krishtit nga barbaret,nuk flitet per
vjedhjen e librave te orjentimit dhe floririn nga tempullaret kristjan,,,, por flitet per terorizem
te barbareve qe mbrojne floririn e zi ne keto vende te shenjta. Barbarizmin e krijojne vete
tempullaret kristjane ne fshehtesi me barbaret muslimane,duke vrare nga barbaret disa viktima te pafajshem,per provokimin e kriqezates se re te tempullareve te bashkuar kunder
barbarise muslimane. Problemi nuk eshte tek ai qe beson tek Zoti,por eshte tek ai qe krijon
barbarizma kundra njerzeve te zotit,per tu pasuruar.