Veton Surroi thotë se Kosova nuk ka asnjë obligim nga Pakoja e Ahtisarit për të krijuar Asosiacion të komunave serbe. Në një status në “Facebook”, Surroi shprehet se Kosova i ka integruar të drejtat e komuniteteve minorancë në Kushtetutë.
“Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë, njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe)”, shkruan ai.
Reagimi i Surroit vjen pas një interviste që analisti amerikan Daniel Serwer dha për mediat e Kosovës, ku u shpreh se Kosova e ka për obligim që ta implemetojë Planin e Ahtisarit, duke aluduar këtu edhe në Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mos beni hap mbrapa. Refuzoni me cdo kusht.
o shejtan surrat patate ,
mir ja bene rraces ate
hapeni gojen se jeni me vonese
Megjithese eshte gjeja me normale qe bijte t’i dalin zot vendit te vet me se fundi ndjehemi mire qe po flasin personalitete qe u ngjit fjala si Z Surroi
U sterlodhem me analiste qe tallen me intelektin e nje pjese te mire te publikut ne te dy anet e kufirit dhe na tregojne se cfare eshte perendimi, cfare eshte demokracia.
Nese verte nuk e dine le te pyesin dhe jemi gati tja u saktesojme dijet per demokracine. Nese e dine mire por bejne kopilat e qeverive dhe politikes, nuk eshte faji i popullit qe i cilesojne jo vetem europen ashtu si e kane cilesuar pleqte e mocem dhe te mencem shqiptare si kurve e motit, por edhe keta qe perpiqen te luajne ping-pong me fjalen