Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Filluan të rrjedhin ujërat e fëlliqura, më të fëlliqurat që janë parë në këtë vend. Faktet populli i di mirë, por tani po i prek nga afër, me emra, me zë e me figurë. I kishte mbyllur kanalet PD-ja, për të mos i hapur këto qelbësira, që janë pa fund. Erdhi dita të bëjmë sehir se ç’kanë borë xhonglerët vagabondë të asaj që e ka emrin drejtësi, nën komandën e skuthave politikanë te Ali Babës (Saliut). Llagëmet e krimit që duhet të “dekriminalizohen” e kanë inxhinierin në PD, pra në SHQUP. Çelësin e mban tani përkohësisht palo presidenti, Bujari pa nishan.
Urojmë që kjo llavë e pisllëqeve që filluan të dalin të shkojë deri në fund, të mos mbetet më asnjë buburrec në ato zyra me gjithë shefat e tyre injorantë. Por më parë të lënë në arkën e shtetit paratë e krimit se janë vërtetë gjak e djersë e popullit.
