Derbi i kryeqytetit kësaj radhe tërheq më shumë se kurrë vëmendjen, pasi nga rezultati i kësaj sfide varet edhe ecuria e skuadrave që synojnë titullin apo europën. Nuk ka diskutime që tek Skënderbeu do të bëjnë tifo për Tiranën, pasi një sukses i bardhebluve apo qoftë edhe një barazim me të kuqtë do ti japë mundësinë kampionëve të shkurtojnë diferencën me Partizanin.
Një ndalesë e 15 herë kampionëve dhe një sukses i mundshëm ndaj Lacit nga ana e korcarëve e bën më interesante garën deri në fund të fazës së dytë, pasi të dyja skuadrat do të përballen në korcë në javën e 17, pikërisht në fundjavën e 19 – 20 dhjetorit. Ndërkohë në teori për fitoren e Partizanit në derbi janë të interesuara Teuta dhe Kukësi, të cilat shohin tek Tirana rivalin direkt për vendin e tretë, që të con në Europa League.
Momentalisht durrsakët janë në vendin e 3 të pozicionuar 4 pikë përpara Kukësit dhe 6 përpara Tiranës, dhe një ndalesë në derbi mund të thellojë akoma më shumë diferencën me bardheblutë. I njëjti diskutim vlen edhe për Kukësin që në garën për vendin e tretë kërkon të ketë vetëm Teutën, duke lënë prapa një rival shumë të fortë. Disi më prapa i interesuar për fitoren në derbi të Partizanit është edhe Laci, që gjendet 3 pikë prapa 24 herë kampionëve, duke synuar që nga java në javë të shkurtojë diferencën.
