Kulti i errët Maoist: Burgosi vajzën 30 vjet dhe e shndërroi në skllave seksi

Dita

Aravindan Balakrishnan, 74 vjeç, i njohur ndryshe si Comrade Bala, është kreu i një kulti të errët Maoist që po përballet me dhjetra akuza pengmarrje dhe përdhunimesh. Ai burgosi vajzën e tij për 30 vjet pa asnjë arsye. Deri në moshën 30­vjeçare vajza e tij nuk e pa ndonjëherë bootën jashtë. Ai u bëri lavazh truri dishepujve të tij dhe më pas përdhunoi dhe i nënshtroi si skllave seksi. 74­vjeçari dhunonte fizikisht vajzën e tij dhe më pas e detyronte atë të shkruante në ditar gjithë torturat që i kishte bërë i ati. Kulti i tij pati një jetëgjatësi 34­vjeçare, përpara se të zbulohej pak muaj më parë. Balakrishnan mblidhte dishepujt e tij, kryesisht femra, në një ndërtesë në qytetin Brixton. Ai u përball me gjykatën në Britaninë e Madhe me 16 akuza, 14 prej të cilave u shpall fajtor

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *