Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të premten se kjo qeveri ndërtoi politika të kujdesshme fiskale duke mbështetur 521 mijë familje shqiptare që përbëjnë 90 % të popullsisë.
Ahmetaj iu drejtua opozitës se do të mbahej mend që e mori borxhin publik në vitin 2005 në nivelin 55 % e ja u la shqiptarëve me 69.5 %.
“Ju u grabitët shqiptarëve miliona me taksën e sheshtë. Në vitin 2012 shënuat rekordin e varfërisë. Ndërsa ne do të mbahemi mend se me politika fiskale të kujdesshme përmirësuam jetën e 521 mijë familjeve shqiptare ose 90 % të popullsisë”, deklaroi Ahmetaj.
Investohen, tha Ahmetaj, 5.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Vazhdojmë të investojmë në sektorë të rëndësishëm si bujqësia, infrastruktura, mjedisi, arsimi dhe shëndetësia. Ne fillojmë uljen e borxhit nga 72.3 % në 70.9 %”, deklaroi Ahmetaj.
Ahmetaj tha se për herë të parë qeveria parashikon në 2016-ën sufiçit primar. Kur një qeveri, vijoi Ahmetaj, arrin të bëjë sufiçit primar, do të thotë që është aq e përgjegjshme që jo vetëm nuk krijon borxh të ri, por investohet vetë ta ulë atë. Sipas tij, gjatë 2016-ës ulet me 50 % defiçiti buxhetor, nga 4 % e PBB-së në 2 %. “Kjo është në shifër që flet për suksesin e përgjegjshmërisë së reformave të qeverisë”, u shpreh kreu i MZHETTS-së.
Më tej, ministri Ahmetaj vuri në dukje se janë krijuar 167 mijë vende të reja pune. Ai akuzoi opozitën se e koncensionoi gjysmën e Shqipërisë me kushte skandaloze që do t’i vuajnë shqiptarët edhe për 20 vite të tjera. Duke folur për investimet ministri Ahmetaj theksoi se 83 % e fondeve të planifikuara për t’u investuar në 2016 shkojnë për projekte në vazhdim .

Frytet reformat do ti japin shume shpejt edhe kjo do shihet ne xhepat e shqiptarve. Sepse sic ishte len gjendja ekonomike mbas 8 vitesh te qeverise reformat ishin shume te domosdoahme
Eshte nje hap shume i mire vazhdimi i projekteve qe dje ato i inaguaruan te pambaruara per arsye elektorele. Rruga e kombit ajo eelbasanit edhe shume te tjera nuk jane te mbaruara duhet investuar akoma qe tu shkohet deri ne fund!
Politika fiskale qe mos ti robtojn me shqiptaret edhe jo ti vjedhin me sic ndodhte ne 8 vjet te berisjes. Politika fiskale ai ajo qe endihmon biznesin e vogel duke i hequr taksen edhe lehtesira te tjera fiskale
Situata ekonomike nuk eshte me optimalja por eshte me rendesi te theksohet se po behet shtet, pra ekonomia po formalizohet, abuzimi me rimbursimin e TVSH-ve ka marre fund, konkurenca e ndershme jane pasoja te miremenaxhimit.
Shqiptaret nuk kenaqen kurre po ju kshu vazhdonim zoti minister se pas kaq shume vitesh me n fund ekonomia jone po sheh nje drite te bardh. Ndoshta nuk eshte zhvillimi qe donim te gjith po tani tr pakten nuk ngopemi me mashtrime ..pak e sakt thot populli
Te vazhdohet rruga e reformave. Masat e marra ne luften ndaj informalitetit e dhane efektin e tyre, se pari formalizuan biznnesin se dyti zeruan takast per bizneset me xhiro vjetore deri ne 50 mln leke te vjetra, dhe per ato nga 50-80 mln leke te vjetra taksim 5% te xhiros vjetore .